Si po e ndryshon Gaza imazhin e Izraelit/ Përplasjet e Netanyahut me liderët botërorë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke, iu përgjigj pak më parë komentit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për kryeministrin australian Anthony Albanese, ku e quante atë “politikan i dobët”, duke thënë: “Forca nuk matet me numrin e njerëzve që mund të bombardoni ose numrin e fëmijëve që mund t’i lini të uritur”.

Konflikti në Gaza po sjell jo vetëm viktima civile, por edhe një përplasje të hapur diplomatike mes Izraelit dhe udhëheqësve botërorë. Kohët e fundit, një sërë shtetesh e kanë ngritur tonin, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm ose njohjen e Palestinës si shtet. Përballë këtyre thirrjeve, Benjamin Netanyahu ka zgjedhur të replikojë me tone të ashpra dhe shpesh justifikuese. Por pyetja që ngrihet është: A mund të jenë të gjithë këta liderë në gabim, apo thjesht situata në Gaza është tepër e qartë për t’u mohuar?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi pak ditë më parë se strategjia e Izraelit në Gaza është “fatale dhe e dështuar”, duke propozuar një koalicion ndërkombëtar nën OKB për stabilizimin e rajonit. Ai paralajmëroi gjithashtu njohjen formale të shtetit palestinez në OKB.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Reagimi i Netanyahut ishte i menjëhershëm, duke e akuzoi Macronin se po “ushqen antisemitizmin” dhe se po legjitimon Hamasin. Diplomacia franceze reagoi duke e quajtur akuzën “të turpshme dhe mashtruese”.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shpalli pak javë më parë ndalimin e eksporteve të armëve drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza – një akt që shënoi një “ndryshesë epokale” në politikën gjermane.

Netanyahu u përgjigj e tha se “Gjermania po shpërblen terrorin” dhe paralajmëroi se kjo do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Nga Namir Lapardhaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit