0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kriza e refugjatëve, Asselborn: Mund të çojë në shpërbërjen e BE

Më të lexuarat

“Pesha e krizës së emigrantëve mund të jetë tepër e madhe për shpatullat e Bashkimit Europian. BE-ja rrezikon shpërbërjen”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt nëse blloku nuk do të arrijë të ruajë solidaritetin e të zgjidhë ngërçin si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve të tij.

Komentet e Asselborn i referohen vendimit të disa anëtarëve të Bashkimit Europian për ashpërsimin e kontrolleve në kufijtë e tyre, çka i rëndon barrën e refugjatëve shteteve të tjera.

Politikani nuk përjashton mundësinë që një pjesë e këtyre vendeve të zgjedhin t’i mbyllin kufijtë e tyre krejtësisht, e në rast se diçka e tillë ndodh vërtet, atëherë ky do të jetë fundi i zonës Schengen dhe lëvizjes së lirë, një prej të drejtave më të rëndësishme të ofruara qytetarëve të BE-së.

Asselborn është tepër i zymtë në parashikimet që bën. Sipas tij, gjendja është vërtet kritike. “Mund të kemi vetëm disa muaj kohë në dispozicion për ta zgjidhur këtë situatë, në të kundërt le të kuptohet skenari, BE-ja shkon në kolaps”, tha ai.

“Deutsche Welle” madje, duke cituar fjalët e Asselborn shkon deri aty sa të përmendë dhe mundësinë e një lufte. Disa ekspertë megjithatë nuk pajtohen me propozimin e tij që zgjidhja e situatës është shpërbërja e Europës.

Në këndvështrimin e tyre, situata nuk mund të zhbllokohet duke shpallur frikëra, por duke frenuar në mënyrë radikale emigrimin masiv drejt BE-së.

Argumenti i dhënë në mbështetje të këtyre pohimeve është se kush kërkon të shpëtojë kohezionin evropian, duhet të kujdeset që BE-ja të rifitojë kontrollin mbi emigrimin, çka nuk nenkupton ndalimin e pranimit të refugjatëve, por dikton kufizimin e qartë të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit