Një analizë e shkurtër në lidhje me foton.
Pas Luftës së Dytë Botërore, me rënien e Britanisë si fuqi botërore dhe mënjanimin e Çurçillit, pushteti ekonomik dhe politik i Evropës u tkurr, duke kaluar me shpejtësi në duart e Amerikës. Plani Marshall dhe NATO u paraqitën si “shpëtim”, por në fakt ishin zinxhirët e rinj që lidhën kontinentin e vjetër pas boshtit amerikan. Evropa humbi pavarësinë e saj, duke hyrë në epokën e nënshtrimit.
Por Amerika, ndonëse u duk si “mbret i botës së lirë”, u bë në thelb një kukull e cionizmit global dhe rrjeteve të padukshme që e drejtojnë politikën e saj. Këtë e kanë pranuar edhe akademikë perëndimorë: Mearsheimer dhe Walt e quajnë “lobin izraelit” fuqinë që shtyn SHBA-në në politika që nuk i shërbejnë as interesit të saj kombëtar.
📍 Dhe sot, kjo skenë është më e dukshme se kurrë: liderët evropianë, të cilët dikur komandonin shtete e kontinente deri në Azinë e Largët dhe Amerikën Latine, sot ulen si nxënës para Trumpit, pa dinjitet, të përulur, sikur presin miratimin e “drejtorit të shkollës”. Kjo pamje është simbol i rënies së Evropës dhe i zhdukjes së çdo autonomie të saj.
Nga njëra anë, Amerika financon pa kufi luftën në Ukrainë për të dobësuar Rusinë, duke përdorur trupat ukrainas si mish për top. Nga ana tjetër, ajo mbulon krimet e përgjakshme të Izraelit në Palestinë, duke e kthyer çdo fjalë për “të drejtat e njeriut” në farsë. Dhe Evropa, që dikur pretendonte të ishte zë i civilizimit, sot ka heshtur, nënshkruan çdo urdhër të Uashingtonit dhe mbyll sytë para gjenocidit në Gaza.
Ky është realiteti i asaj “supremacie” që shohim nëpër foto: një spektakël i përkohshëm, një epërsi e rreme. Sepse në fund, pushteti i njeriut është i kufizuar, ndërsa pushteti i Allahut është i përjetshëm.
/Eriad Shkreli fb/
