-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

UNHCR-JA RRIT FONDIN E NDIHMËS PËR REFUGJATËT SIRIANË NË KAMPE

Më të lexuarat

Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) deklaroi se ka rritur nga 84 milionë në 193 milionë dollarë fondin e nevojshëm për ndihmë banorëve të kampeve, numri i të cilëve është rreth 200 mijë vetë.

Regjimi i Esadit, që vetizolohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare, vazhdon të derdhë gjakun e popullit të tij.

Forcat besnike të Damaskut po përhapin terror në çdo anë të vendit, që nga qyteti jugor Derae e deri në atë verior Dejr Ez-Zur.

Dhjetëra-mijëra vetë po dynden drejt vendeve fqinje për t’i shpëtuar vorbullës së dhunës.

Numri i sirianëve të vendosur nëpër kampet e ngritura në zonat kufitare është dyfishuar, për më tepër kjo ka ndodhur pas pseudoarmëpushimit të shpallur nga regjimi i Esadit.

Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) deklaroi se ka rritur nga 84 milionë në 193 milionë dollarë fondin e nevojshëm për ndihmë banorëve të kampeve, numri i të cilëve është rreth 200 mijë vetë.

Nga ana tjetër vijojnë edhe sulmet, që kanë për shënjestër regjimin e Esadit.

Një shpërthim i fuqishëm, me pasojë 3 të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, ndodhi në autoparkun pas Ministrisë së Drejtësisë në Damask, ku gjendeshin të parkuara automjetet e pushtetarëve të lartë.

Kurse Rusia vazhdon ta mbështesë haptazi udhëheqjen e Esadit.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov përgënjeshtroi zërat, që pretendonin se Moska kishte mbështetur idenë për krijimin e qeverisë së bashkimit kombëtar në Siri.

“Ne jemi kundër ndërhyrjes së jashtme në Siri”, ripohoi Lavrov dhe theksoi se ajo çfarë duhet të bëjë shoqëria ndërkombëtare është të bindë palët që t’i japin fund dhunës.

Rusia gjithashtu njoftoi se do t’i dorëzojë Damaskut zyrtar 3 helikopterë luftarakë sirianë, të cilit i kishte marrë për riparim dhe mirëmbajtje./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit