3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI

Më të lexuarat

Ne romanin ” Mbi heronjte dhe varrezat” kryeveper e shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur mendueshem, nje debat fantastik midis nje anarkisti dhe nje veprimtareje feministe. Ndersa kjo e fundit rreket te vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash “burrerrore” qe gruaja mund te beje), anarkisti cinik shton me qetesi se gruaja mund te behet edhe boksiere.
Para disa ditesh, mesuam nga shtypi ditor, se Policia e Tiranes, pas nje aksioni te sukseshsem ariti te godase dhe te paralizoje, ndonese pjeserisht nje bande grabitesish te automjeteve, nga ata qe ne I kemi depersonalizuar sic e meritojne duke u vnene emrin ‘maskat’. Per cudine jo te vogel te policise, te reportereve dhe te lexuesve, kur njerit prej maska-renjeve te arrestuar iu hoq maska nga koka…verdhuan nje pale floke te gjate…te nje vajze.Kur banditet ia kishin mbathur nga frika, nuk iu kishte dale vend ne makine, dhe e kishin braktisur ne duart e policise shoqen e tyre te armeve dhe maskave.
Por gjithsesi kjo ngjarje ashtu si plot turpe te kesaj shoqerie, kaloi pa ndonje jehone te madhe, dhe u shua nen peshen e shemtise qe ofroi e nesermja neper kronikat e zeza. Per nje shoqeri qe po shkon drejt denatyrimit, vajza me maske e pistolete ,ishte thjesht nje element kriminal qe u kap nga policia; fakti qe ajo ishte femer nuk alarmoi njeri. Te gjithe e kane pranuar shakane e hidhur te femrave qe mund te jene edhe boksiere. Askush nuk eshte I prirur te vereje skandalin ne kete ndodhi, te dalloje deshtimin e projekteve te nje shoqerie e cila fillimisht e zbriti gruan nga vatra familiare per ta hedhur neper ara e neper kantiere, e veshi ushtare dhe montatore dhe se fundi e zhveshi per ta shitur skllave; I premton barazine dhe clirimin nga autoriteti I burrit ( te vet) dhe e ben sekretare dhe kamariere per burrat e tjere, kafshe pune per ta, ambalazh joshes per tu shitur atyre mallra, makine qejfi me xhetona per qejfin mashkullor.
Nga vendi I shenjte prej nene ku e lartesoi Zoti dhe historia, e rrezuan, dhe per ta bere me te frytshme per industrine dhe tregun, I nderhyn edhe thelle ne trup duke I shkulur femijet me abort e duke I montuar ne bark teknologji dhe carqe kunder femijve, diafragmat e spiralet per t’I parandaluar amesine.
Kjo eshte e verteta e rende qe nxjerr koken pertej maskes se zeze, nje e vertete per tu pare nga ata qe nuk kane sy, sepse kush di te shohe, e ka dalluar denatyrimin edhe pertej maskave.
Duke ndjekur shtypin ditor, ku perpiqemi te mesojme edhe shkallen e ndergjegjes se shoqerise, permes mendim-beresve te saj qe ajo I ‘voton’ me leke mengjes per mengjes kur u blen gazetat, apo permes deklarimeve te ” eterve te kombit”, qofshin keta pushtetare apo intelektuale apo edhe permes OJQ-ve, nuk vume re ndonje meditim apo reagim me te gjate pervajzen me maske, me perjashtim te njefare ngazellimi te nje lajmeshkruesi qe perhere te pare shihte nje bandite prej verteti, si ato te filmave. Me pak fjale kjo ngjarje u lexua si e zakonshme, sepse fundi I fundit ngjante edhe me filmat, te cilat jane ushqimi shpirteror dhe direktiva “nga qendra” per menyren sesi gjithe bota duhet te jetoje.
Kurse ndaj nje tip tjeter femre mbahet qendrim sot ne Shqiperi, ndaj besimtares muslimane me hixhab, dhe kjo eshte e natyrshme: nga filmat hollivudiane nuk na vine modele te tilla femre…Bandite na vijne, gra pa familie, prostituta po, madje keto te fundit I kemi klasifikuar si plage shoqerore, por ama nuk I vecojme keto plage se shartisen me te tjerat qe vishen po si ato, nuk I godasim ne gazeta, por I justifikojme dhe ngrejme OJQ per to, nuk I ndalojme te hyne ne shkolla apo vende pune.

Po besimtaret e mbuluara?

Qe nga fillimi I viteve ’90 e ketej, gjithkush qe ka jetuar ne Shqiperi, perfshi edhe ata pa sy, e kane pare se si ato jane trajtuar, I kane pare artikujt me helm kunder tyre, kronikat televizive, faqet e librave, ndalesen per te hyre ne shkolla, akuzat se po na cojne vendin per nga jeta ne mesjete, nga Tirana ne Teheran, nga perendimi ne lindje, pra ne vdekje. Te gjitha keto duhet t’I mbajne mbi shpina disa femra qe kane vendosur te rrojne ne paqe me Zotin dhe njerezit, qe kane vendosur ta jetojne si perditshmeri ikonen e nenes Mari(Hz.Merjemes), qe mban te njejten shami me to, per te njejtat arsye qe besimtaret e ndershme e kane mbajtur kete veshje gjate kohrave.
Keto dite ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja, ne kryeqytet, dy vajza besimtare u detyruan pas nje ballafaqimi te pabarabarte me drejtorine e shkolles per te zhveshur mbulesen muslimane,pas disa diteve perjashti nga mesimi.Ne keto caste kur une po shkruaj, e treta vajze mund te jete ne buze te nje vendimi te tille, pas kaq ditesh perzenie nga mesimi.
Ne cilesine e besimtarit musliman, ish-nxenes I po asaj shkolle, edhe perfaqsues nga shtypi musliman, sebashku me nenkryetarin e komunitetit musliman, u takuam me drejtorin e shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per ti kujtuar kushtetuten dhe kartat e te drejave te njeriut ne te cilat njihet liria e shprehjes se lire te identitetit fetar, nepermjet praktikave dhe kryerjes se riteve, I kujtuam se askush nuk ka te drejte te diskriminohet per shakak te bindjeve fetare dhe askush nuk ka te drejte te privoje nga e drejta e shkollimit. Dhe ajo me te cilen drejtori ne fjale pergjigjej, ishte laiciteti I shkolles dhe interpretimi I lire I tij I rregullores se brendshme te shkolles, ku thuhet se veshja e nxenesit duhet te jete “e pershtatshme”.
Kurse ne interpretimin e tij te lire te laicitetit shprehej se lejohen te mbahen nga nxenesit haptas kryqe “dhe gjysmehena” (te cilat nuk I mban njeri varur ne qaf dhe nuk jane simbol I Islamit) sepse keto jane “objekte zbukurimi”,(nderkaq qe ne Gjermani shumica e landeve e ka ndaluar paraqitjen e hapur te kryqit ne mjediset shkollore publike, ne respekt te paanshmerise se shkolles). Po ne kete interpretim te lire te laicitetit, ne muret e drejtorise varej nje poster me pamje shenjtoresh nga nje afresk I nje kishe italiane, dhe I shtohej gjithashtu ketij ambienti laik edhe nje titull I dukshem nga biblioteka e drejtorise, “Jesus, a man” ¦Nuk eshte e hijshme te meresh me cikerrima, por nuk duam ti lejojme vetes luksin e te qenit xhentellmene ne nje atmosfere intolerance, ne te cilen eshte neperkembur dinjiteti I besimtareve muslimane dhe liria e tyre e garantuar me kushtetute.

Nderkohe qe vajza me maske, sapo te mbaroje pune me te drejtesia, po te deshiroje mund te perfitoje nga liria, duke u futur ne cilen shkolle I pelqen. Kurse vajzes me shami, kete te drejte po ja mohojne.

Ervin Hatibi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit