E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë do të kishe bërë gjatë Holokaustit, gjatë aparteidit apo gjatë mizorive që sot historia i gjykon?
Tani është momenti yt. Historia po përsëritet në Palestinë, para syve tanë.
Gjenocidi është i vërtetë, dhe heshtja nuk është më neutralitet është tradhti.
Le të kthehemi dhe të kujtojmë çfarë ka bërë Maqedonia e Veriut për Palestinën gjatë viteve të fundit:
- Abstenoi në OKB (tetor 2023) për rezolutën që kërkonte armëpushim në Gaza, ndërsa fëmijët po masakroheshin.
- Nuk e mbështeti padinë e Afrikës së Jugut në GJND kundër Izraelit për gjenocid.
- Qëndroi e heshtur ndaj kërkesave për ndihmë humanitare urgjente.
- Dhe më së fundmi, në korrik 2025, Kuvendi nuk pranoi as të debatojë për krizën humanitare në Gaza. Vetëm 16 deputetë votuan “pro”. Të tjerët heshtën.
Heshtja e qeverisë sonë është e zëshme, por zëri yt ka peshë më të madhe.
Të mendosh se s’ke çfarë bën, se je vetëm një qytetar, është arsyetim – dhe pikërisht kjo është arsyeja pse vazhdojnë të ndodhin mizoritë.
Heshtja jote është bashkëfajësi.
Bashkohu me ne këtë të premte (08.08.2025), në orën 18:00, para Parlamentit.
Marsho. Fol. Mos bëj sikur s’e sheh.
Bëhu në anën e drejtë të historisë.
