11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Një i arrestuar në Kamenicë për posedim narkotikësh e armesh

Më të lexuarat

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm bën të ditur për kapjen e një sasie lëndësh narkotike e armësh me municion në një lagje të Kamenicës dhe për arrestimin e një të dyshuari, transmeton Koha.net raporton e Policisë.

Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake dje më lagjen Çamëria të Kamenicë janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të një të dyshuari, mashkull, shqiptar i Kosovës, thuhet në raport. Gjatë bastisjes, vazhdon raporti, janë gjetur dhe konfiskuar pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2.900 gramë, një revole Ekol e cal. 9 mm, 22 fishekë të cal 9 mm, 350 euro para të gatshme, një telefon dhe dy pasaporta.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson raporti policor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit