Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka shprehur habi të thellë ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pretendoi se “nuk ka uri” në Gaza.
Reagimi i Albanese erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje nga një deputet i Partisë Laburiste për njohjen e mundshme të shtetit palestinez nga Australia.
“Deklaratat se nuk ka uri në Gaza janë të pakuptueshme,” tha ai, duke shtuar se Izraeli po shkel në mënyrë të qartë të drejtën ndërkombëtare duke penguar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.
Albanese theksoi se lufta e Izraelit në Gaza “ka marrë shumë jetë të pafajshme”.
Ministria e Jashtme izraelite i cilësoi komentet e Albanese si “gënjeshtër”, duke pretenduar se Izraeli “nuk po ndalon asnjë ndihmë”. /mesazhi
