Shkëputje nga intervista e Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane (FDS), gjatë një interviste për televizionin Al-Arabiya

Më të lexuarat

Mazloum Abdi – deklarata kryesore gjatë intervistës në Al-Arabiya

🔸 FDS do të jetë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë.

🔸 I kemi kërkuar zyrtarisht Damaskut kthimin e institucioneve shtetërore në Rakka, Hasake dhe Deir ez-Zor.

🔸 Jemi në përkrahje të sloganit: një ushtri, një qeveri, një shtet.

🔸 Takimi im me presidentin Al-Shar’ ishte pozitiv, dhe pas 3 orësh diskutim arritëm në një marrëveshje.

🔸 Do të punojmë për të zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes së marsit përpara fundit të këtij viti.

🔸 Zgjidhja më e mirë për ndërtimin e Sirisë pas 14 vitesh lufte civile është sistemi jo-centralist.

🔸 Të gjithë jemi të pajtimit për unitetin e Sirisë – dhe decentralizimi nuk nënkupton ndarjen e vendit.

🔸 Disa institucione sovrane duhet të mbeten qendrore.

🔸 Kanalet e komunikimit me qeverinë siriane janë të hapura çdo ditë.

🔸 Jemi të pajtuar me qeverinë për unitetin e Sirisë – me një ushtri dhe një flamur të vetëm.

🔸 Damasku kërkoi shtyrjen e takimit të Parisit për shkak të zhvillimeve në Sweida.

🔸 Ka shqetësime rreth integrimit në ushtrinë siriane pa garanci kushtetuese.

🔸 Nuk kemi diskutuar ende mekanizmin e integrimit të Forcave Demokratike Siriane brenda ushtrisë.

🔸 Synojmë që armëpushimi në verilindje të Sirisë të shndërrohet në paqe gjithëpërfshirëse.

🔸 Arabia Saudite ka pasur një rol të madh në heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit