Pretendon se nuk ka uri në Gaza, akuzon Hamasin për plaçkitje të ndihmës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk po kryen një “fushatë urie” në Gaza dhe se qindra kamionë ushqimorë do të hyjnë në enklavë.
Izraelitët janë dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe kanë shpallur një pauzë taktike – ata po ndalojnë luftimet në tre zona në Gaza për të shpërndarë ushqim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron përsëri se kequshqyerja po arrin nivele alarmante.
“Izraeli portretizohet sikur po kryen një fushatë urie në Gaza. Nuk ka politikë urie në Gaza, as nuk ka uri në Gaza. Gjatë gjithë luftës, ne lejojmë që ndihma humanitare të hyjë në Gaza, përndryshe nuk do të kishte banorë të Gazës. Dhe ajo që pengoi furnizimin me ndihmë humanitare ishte Hamasi. Hamasi plaçkit, vjedh këtë ndihmë humanitare dhe pastaj akuzon Izraelin se nuk e dorëzon atë”, tha Netanyahu.

Por Maryam Yahya, një refugjate nga Rafah, tha: “Nuk shohim ndihmë që të mbërrijë as nga toka dhe as nga ajri. Ne ulemi në anë të rrugës dhe presim, por asgjë nuk na arrin. Si lypës në këto tenda, presim që dikush të ketë mëshirë dhe të na japë një kilogram miell”.
Izraeli dhe politika e tij njihen për gënjeshtra, edhe të trasha qofshi, të cilat fyejnë dhe inteligjencën më minimale njerëzore. E kanë gënjeshttën një ndër armët e tyre dhe e ushtrojnë atë rregullisht falë trushkulurve në botë, në politikë, media apo thjesht dhe në publik, të cilat i hanë lehtësisht ato.
Një e tillë që ajo mbi vrasjen nga Hamasi të foshnjave izraelite më 7 tetor. Dhe pasi të gjithë mediat e transmetuan akuzën izraelite, disa media e destruktuan ditë më vonë duke nxjerrë si një gënjeshtër të pastër. Dhe jo vetëm ajo; të tjera gënjeshta vijojnë të thuhen e përsëriten nga Izraeli mbi sulmin e asaj dite nga Hamasi. /tesheshi.com/
