Macron: Kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës

Më të lexuarat

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar para pak minutash se ka vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës.

“Besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës” – ka shkruar Macron.

“Njoftimin zyrtar do ta bëj në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator” – ka shkruar Macron në profilin e tij në Facebook.

Sipas presidentit Macron, sot është urgjente të ndalet lufta në Gaza dhe që popullata civile të shpëtohet. “Paqja është e mundur” – ka thënë ai.

“Menjëherë duhet një armëpushim, lirimi i të gjitha pengjeve dhe një ndihmë humanitare masive për popullatën e Gazës. Gjithashtu duhet garantuar demilitarizimin e Hamasit, të sigurohet dhe rindërtohet Gaza… “ – ka theksuar Macron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit