Kur tirania kërkon të përkulë shpirtin e lirisë

Më të lexuarat

Në Gazë nuk është fjala vetëm për luftë. Aty po zhvillohet një betejë më e thellë një përballje mes tiranisë që kërkon të përkulë një popull me uri dhe rezistencës që ngrihet për të mbrojtur shpirtin e xhihadit dhe të dinjitetit njerëzor.

Synimi i tyre është i qartë: ta bëjnë popullin e Gazës një shembull frikësues për të gjithë një paralajmërim i heshtur për të tjerët që mund të guxojnë të mos përulen. Ata mendojnë se krimet, raketat, izolimi dhe kampet e torturës do të jenë të mjaftueshme për ta thyer shpirtin e këtij umet. Por historia nuk flet kështu.

Njëzet vjet më parë, fuqia më e madhe ushtarake në botë zbriti në Afganistan për të përulur një tjetër popull krenar. Me arsenal armësh që i bënte tokat të dridheshin, me miliarda dollarë të derdhura për të ndërtuar bashkëpunëtorë, me burgje ku shpirti thyhej para trupit ajo besoi se mund ta nënshtronte këtë umet. Dhe megjithatë, pas njëzet vitesh luftë, ajo iku e thyer. Jo nga superfuqia e armëve, por nga qëndresa e një populli me duar të zbrazura e zemra të mbushura me besim.

Fitore nuk ishte thjesht largimi i tyre. Ishte ngritja e flamurit të Islamit me dinjitet, ishte kthimi i fjalës “qëndresë” në realitet. Dhe populli që vuajti më së shumti, u bë ai që dëshmoi se edhe mbi gjak, dhimbje dhe gjymtyrë të copëtuara, mund të ndërtohet dinjiteti.

Prandaj, është marrëzi të mendosh se Gaza do të thyhet sot nga e njëjta logjikë tiranike. Është mashtrim të besohet se me bllokadë dhe uri thyhet ideali. Dhe është njësoj çmenduri të jetosh sot me vetëkënaqësi, i pavetëdijshëm, ndërsa përreth teje toka digjet.

Ironikisht, ata që dëshironin ta shuanin shpirtin e Gazës, ndezën një zjarr të ri në zemrat e miliona myslimanëve. Shpirtra të ndaluar, duar të lidhura, frymë të ndjekura… por zemra që rrahin fuqishëm, e që ndihen gjithnjë më të gjalla përballë padrejtësisë.

Pamjet e Gazës sot nuk janë thjesht dëshmi lufte janë flakë që përvëlojnë ndërgjegjen e të gjithë atyre që kanë harruar të ndiejnë. Dhe kur miliona kraharorë mbajnë një vullkan të heshtur në brendësi, është vetëm çështje kohe derisa të shpërthejnë. Tymi i shpirtit të lënduar tashmë ka nisur të ngrihet dhe si gjithmonë në histori, tiranët janë ata që nuk arrijnë ta shohin.

Çdo mysliman i vërtetë, çdo njeri me ndërgjegje të gjallë, nuk mund të qëndrojë sot në heshtje. Ai duhet të ketë pjesën e tij, kontributin e tij, qoftë ai edhe një pikë në oqeanin e nevojës. Le të jetë fjala, pasuria, dora apo zemra e tij por të jetë i pranishëm.

Sepse edhe një hap i vogël në rrugën e të drejtës ka peshën e përjetësisë.

O Allah, jepu lehtësim banorëve të Gazës, forcoji ata që qëndrojnë përkrah tyre, dhe ndëshko ata që i shtypin. Jepu dinjitet atyre që i ndihmojnë qoftë edhe me një fjalë, një lutje, apo një kafshatë buke.

Ahmed Sejid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit