Fjala e Allahut të Lartësuar:
“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Dhe vetëm në Ditën e Kiametit do t’ju shpërblehen plotësisht veprat tuaja.”
(Ali Imran: 185)
Me zemra të bindura në caktimin dhe urtësinë e Allahut, Lidhja e Ulemave Muslimanë i shpreh ngushëllimet e saj umetit islam në përgjithësi, dhe dijetarëve e studentëve të diturisë në veçanti, për ndarjen nga jeta të dijetarit të madh dhe mendimtarit islam Prof. Dr. Xha’far Sheikh Idris, i cili u nda nga jeta pas një sprove të gjatë me sëmundjen, në agimin e ditës së xhuma, më 22 Muharrem 1447 h., që përkon me datën 18 korrik 2025 m., në moshën rreth 90-vjeçare, të cilën ia kushtoi Islamit, thirrjes (da’wes), kërkimit të diturisë, arsimit dhe mbrojtjes së akides dhe metodologjisë së pastër.
Rreth jetës së tij:
• Lindur në Sudan në vitin 1931.
• Studioi filozofi dhe shkenca natyrore në Perëndim, si dhe shkenca islame në universite islame.
• Doktoratë nga Universiteti i Khartumit.
• Nxënës i shumë dijetarëve të Al-Az’harit në Kajro dhe ithtar i metodologjisë së Ehli Sunnetit.
Kontributet e tij:
• Mbajti poste akademike në universitete islame në Sudan, Arabinë Saudite, Katar dhe SHBA.
• Ndikoi fuqishëm në formimin e brezit të ri të dijetarëve dhe mendimtarëve.
• Themelues dhe kontribues në shumë institute dhe qendra mendimi islame.
Ndër veprat më të njohura të tij:
• Islami dhe racionaliteti
• Islami dhe filozofia
• Myslimanët dhe sekularizmi
• Qëndrimi i Islamit ndaj socializmit
• Akideja para së gjithash
• Kritika e mendimit perëndimor
Ka botuar artikuj e ligjërata në gjuhën arabe dhe angleze.
Nga arritjet e tij më të rëndësishme:
• Ndër të parët që polemizoi dhe refuzoi idetë sekulariste dhe socialiste me argumente të thella dhe të bazuara.
• Themelues i Departamentit të Akides në Universitetin Imam Muhammed bin Saud në Rijad.
• Morri pjesë në shumë konferenca shkencore dhe islame.
• I dha rinisë islame një qasje të shëndoshë, të ekuilibruar dhe metodike.
Me këtë ndarje të rëndë, umeti islam humbi një dijetar të madh dhe një mendimtar të shquar. Ne mendojmë mirë për të dhe nuk i bëjmë askujt lavdërime të padrejta para Allahut.
Lusim Allahun që ta mëshirojë dijetarin Xha’far Sheikh Idris, t’i falë mëkatet, t’ia ngrejë gradën në Firdeus, dhe të i japë durim familjarëve, studentëve dhe të dashurve të tij.
“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”
Lidhja e Ulemave Muslimanë
E premte, 22 Muharrem 1447 h. / 18 korrik 2025 m.
