Pas dy muajve del me video Ebu Ubejde, zëdhënësi i brigadave Kassam

Më të lexuarat

Urgjente | Abu Ubeida:
•    Nëse armiku tregohet kokëfortë në raundin e bisedimeve, ne nuk do të garantojmë më kthimin në formatin e marrëveshjeve të pjesshme, dhe as në propozimin e shkëmbimit të 10 të burgosurve.
•    Armiku po shfaq kreativitet në torturimin e të pafajshmëve, deklaron hapur qëllimin për zhvendosje të detyruar dhe krenohet me shkatërrimin sistematik, duke e paraqitur si arritje ushtarake.

Urgjente | Abu Ubeida:
•    Një nga treguesit e dështimit sionist përballë rezistencës është ikja drejt krimeve të luftës, ndëshkimit kolektiv, gjenocidit dhe spastrimit etnik.
•    Armiku paraqet para botës projekte për ngritjen e kampeve naziste të përqendrimit nën emra të rremë dhe të ashtuquajtur “humanitarë”.
•    Armiku dëshiron të ripërsërisë përvojat e dekadave më parë dhe t’i projektojë mbi armiqtë e tij me një sadizëm dhe kriminalitet që bën të zbehet edhe vetë nazizmi.
•    Gënjeshtra e antisemitizmit, mbi të cilën janë ushqyer armiqtë tanë prej dekadash, do të kthehet në një tallje dhe skandal.
•    Populli ynë nuk është fajtor që paguan çmimin e komplekseve psikologjike të sionizmit kriminal.
•    Sionistët duhet ta dinë se urrejtja natyrore e kombeve ndaj tyre nuk vjen nga paragjykimi, por nga krimet dhe veprimet e tyre ndaj njerëzimit.
•    Përpjekjet për të përdorur mercenarë dhe spiunë me emra arabë janë tregues i dështimit dhe një recetë e sigurt për humbje.
•    Spiunët dhe bashkëpunëtorët e armikut nuk do të jenë gjë tjetër veçse letra të djegura përballë vetëdijes, dinjitetit dhe refuzimit të tradhtisë nga populli ynë.
•    U bëjmë thirrje bashkëpunëtorëve të pendohen menjëherë dhe të kthehen në gjirin e popullit të tyre para se të jetë vonë, kur pendimi nuk do të vlejë më.
•    Shprehim falënderimin dhe krenarinë më të madhe për qëndrimin e familjeve dhe fiseve tona të nderuara, të cilat janë distancuar nga bashkëpunëtorët e izoluar.
•    Qëndrueshmëria e popullit tonë, pavarësisht braktisjes, durimit të tij, sakrificës dhe përballjes me shtypjen e privimin – është ajo që i dhemb më shumë armiqve tanë.
•    I përulemi me nder dhe krenari të gjithë bijve tanë të qëndrueshëm, të duruar dhe fitimtarë, dhe u dërgojmë përshëndetjen më të lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit