Gaza si ulërimë

Më të lexuarat

Një tragjedi e sërishme që po ndodh para syve të botës

Nga Dr. Durim Çaça

Tragjedia e sotme palestineze e popullit të Gaza-s, e një populli që po martirizohet se nuk pranon të zhduket, është shfytyrimi më i tmerrshëm i humanizmit, i qytetërimit tonë të shekullit XXI, që krenohet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, (madje, dhe të kafshëve, maceve, qenve, etj.), turpi dhe njolla më e errët e monstruozitetit në ballë të njerëzimit që pas Luftës II Botërore, që ka vënë tashmë në pikëpyetje përngaherë kuptimin e tij, të lirisë dhe të të drejtave njerëzore.

As protestat popullore botërore, as thirrjet politike të shteteve të veçanta, (Spanja, Britania e Madhe, etj.), as OKB-ja, nuk po mundin ta ndalin dorën gjakatare të sionizmit izraelit, sadizmin e nazizmit të sotëm çifut, barbarinë dhe mizorinë e një ploje të përbindshme të genocidit, spastrimit etnik, shfarosjes së një populli tjetër historik, kjo dhe me mbështetjen me avionë bombardues dhe raketa balistike të SHBA, të presidentit të saj të fantaksur delirant, Donald Tramp, që merr urdhra nga lobi i fuqishëm i miliarderëve hebrejo-amerikanë e që ëndërron të ngrejë komplekset e tij hoteliere shumëkatëshe të resorteve luksoze të biznesit të vet, “rivierën e tij turistike të Lindjes së Mesme”, mbi gjakun dhe eshtrat e viktimave të pafajshme civile, në Gaza-n që po fshihet nga faqja e dheut, pasi të jenë dëbuar (me terrorin e përgjakshëm izraelito-amerikan, që po realizojnë sot e gjithë ditën) dhe ata ç’kanë mbetur nga populli mijëvjeçar palestinez i atij trualli të përjetshëm, për të ndryshuar përgjithnjë strukturën e tij etnike) ku, për gjatë një viti e gjysmë të konfliktit izraelito-palestinez, janë vrarë rreth 100 mijë palestinezë, popullsi e pafajshme e pambrojtur civile, përfshirë mijëra fëmijë të vdekur prej urisë dhe mbi 40 mijë gra të masakruara nga bombat apo të mbetura në gërmadhat e predhave të tankeve në Gaza-n e shndërruar tashmë në një rrënojë gjigante; dhe ku janë zhdukur 400 mijë banorë të tjerë të saj, sipas një studimi të Universitetit të Haruardit, (SHBA), që bëjnë kështu, 500 mijë viktima të luftës shoviniste të Beniamin Netajahut, (¼ e popullsisë së përgjithshme palestineze të Rripit të Gaza-s, me një popullsi të përgjithshme prej dy milionë e 50 mijë banorë, para fillimit të konfliktit, tetor, 2023).

Ky kryeministër, kriminel i çmendur, po kërkon të zbrazë territoret palestineze nga popullsia e vet autoktone, duke marrë si shkak Hamasin, Autoritetit Politik-Administrativ palestinez të Rripit të Gazas, me sulmin e tij të 7 tetorit, 2023 ndaj popullsisë civile hebreje përreth enklavës në fjalë, reagim prej persekutimit dhe poshtërimit dhjetëravjeçar prej shtetit sionist të popullsisë palestineze në këtë territor, kthyer në një geto gjigante, sulm tashmë me pasoja katastrofike që shërbeu si shkak i shumëpritur për pushtuesin izraelit, për të asgjësuar një popull e një komb arab, po aq të lashtë sa dhe populli e kombi hebre dhe për ta zhbërë nga harta e botës Palestinën.

Veç territorit të Rripit të Gazas, ai po kërkon të zbrazë edhe atë të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, duke e pushtuar dita-ditës me blloqe ndërtimesh të paligjshme për kolonë të tjerë hebrej, të cilët më pas, me vrasje ordinere dhe me vënie zjarresh banesave, bizneseve dhe ullishteve të banorëve vendas autoktonë palestinezë, -për dënime të tyre si të pandehur nga gjykatat penale izraelite, as që bëhet fjalë, në politikën revanshiste shtetërore sioniste,- duke i kërcënuar dhe frikësuar vazhdimisht, për t’i detyruar të ikin prej tokës së vet e për t’i populluar me kolonë hebrej të tjerë dhe krijimin e Izraelit të madh biblik, mbretërinë e legjendave dhe gojëdhënave prehistorike.

Bota e tronditur nga pamjet apokaliptike që shfaqen çdo ditë në mediat e mëdha botërore, me përpjekjet mbinjerëzore për mbijetesë, ku qindra mijë njerëz luftojnë për të marrë një thes miell, nën shënjestrën e armëve të ushtarëve izraelitë që bëjnë masakra, thjesht, për argëtim, në qendrat e shpërndarjes së ndihmave, me nga 50 deri në 70 viktima çdo ditë, veç të vrarëve nga bombat e avionëve dhe predhat e tankeve, apo mijëra fëmijë të tretur prej urisë, me enët e tyre në duart e vogla që luten duke qarë për një garuzhde supë, janë pamje të papërfytyrueshme rrëqethëse çnjerëzore. (Makabriteti më i fundit, ai i datës 6 korrik 2025 i disa ushtarëve izraelitë që, për të gjetur gjininë e fëmijës së gruas shtatzënë të njërit prej tyre, bombarduan një shtëpi për të parë se ç’ngjyrë do të kishte tymi i dalë prej rrënimit të saj dhe, meqë u ngrit tym blu, doli që fëmija që do të lindte do të ishte djalë, ndërkohë që nën gërmadha mbetën të copëtuar mbi 20 viktima palestineze, pjesa më e madhe e të cilëve, si gjithnjë, gra dhe fëmijë). Aq sa po dilet në përfundimin se nuk ka më njerëzim, se gjallojnë miliarda qenie njerëzish, por njerëzimi ka vdekur.

Izraeli, me nazizmin e vet të sotëm sionist, ngjashëm me atë hitlerian të holokaustit të tij, është përgjegjës për krime ndaj njerëzimit, për genocidin e tmerrshëm, shfarosjen çnjerëzore – holokaustin ndaj një populli tjetër semit, atij arab palestinez, në historinë moderne.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit