3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si përdoret epshi jonë kundër neve?

Më të lexuarat

Lufta me të cilën ballafaqohet Islami në këto ditë është e rrezikshme. Atë e shkaktojnë inteligjenca të larta, ndjellakeqe, që burojnë nga forcat e mëdha. Ata shpenzojnë pasuri të shumta në këtë drejtim, tërë këtë për të luftuar Islamin në bazë të planeve të parapërgatitura. Për fat të keq shumë prej muslimanëve janë jovigjilent.

Armiqtë e tyre lodhen e derdhin mund të madh, netët i kalojnë pa gjumë sepse e luftojnë një rresht, kurse muslimanët i kanë ndarë divergjencat mendore dhe lakmitë ndaj kësaj bote.

Ata depërtojnë te ne nëpërmjet dy dyerve të mëdha rreth të cilave ka dyer të vogla të panumërta. Dy dyert e mëdha janë dyshimet dhe epshet. Dyshimet janë sikur sëmundjet që secilin që e godasin e mbysin mirëpo janë të ngadalshme dhe me ndikim më të dobët sepse kur një të riu apo të reje i ekspozohet ndonjë dyshim në akidenë (besimin) e tij nuk e pranon me sy të mbyllur.

Sa u përket epsheve, ato janë sëmundje që të dëmtojnë edhe nëse nuk të mbysin, mirëpo ndikimi i tyre është më i shpejtë dhe më i pranuar, keqshfrytëzimi i epsheve bie ndesh me intuitën të cilën Allahu [subhanehu ve teala] e ka mbjellur në shpirtin e të riut dhe të rejës. Allahu [subhanehu ve teala] e qendisi këtë intuitë në shpirtin e njeriut për të prodhuar fuqi që do ta përdorë në mirësi, në krjimin e familjes dhe pasardhësve, për forcimin e ummetit, shtimin e bijëve të tij. Armiqtë e Islamit kësaj intuite i japin kahje të kundërt dhe e shfrytëzojnë për të keqe, për kënaqësi të shpejtuar që nuk jep fryte.

Kjo është dera e epsheve, më e rrezikshme se të gjitha dyert tjera. Këtë e kuptuan kundërshtarët e Islamit dhe e shfrytëzuan. Kjo shfaqet edhe në jetesën në mjedis ku ka ihtilat-përzierje me gra të huaja.

Allahu ka krijuar burrat dhe gratë për njëri tjetrin mirëpo mes tyre vuri një murë i cili ka një derë. Brendësia e saj është mëshirë kurse nga jasht është dënim. Kush kërkon mëshirën, dashurinë, kënaqësinë, prehjen dhe qetësinë hyn nga kjo derë e dera quhet MARTESث. Ai që kacavirret në murë ose dëshiron hyrjen nga kulmi apo dëshiron vjedhjen e një gjëje që nuk i takon e godet pikëllimi, sëmundja, përbuzja e njerëzve dhe ngacmimi i ndërgjegjes kurse ne Ahiret do të ketë dënim të ashpër.

 

Shënim i përkthyesit:

Kjo ishte ajo që e tha ky dijetarë për vendin e tij, i lumtur është ai që mësohet me gabimet e të tjerëve e nuk mësohen tjerët me gabimet e tij. Le të kenë kujdes atë që flasin rreth kësaj teme në vendet tona të mos i kaplojë fjala e Allahut “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk dini.„ (Nur-19)

Allahu na largoftë nga të pamoralshmit dhe të degjeneruarit dhe na bëftë prej udhëzuesve në këtë fe. We sal-lall-llahume ala nebijjina Muhamedin we ala alihi we sahbihi exhmein./albislam

Shqipëroi: Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit