Rahma Ayat, një 26-vjeçare algjeriane që studionte infermieri në Hanover, Gjermani, u vra me thikë në ndërtesën e apartamentit të saj nga fqinji i saj 31-vjeçar.
Rahma kontaktoi familjen e saj në Algjeri për t’u ankuar për fqinjin e saj, i cili e ngacmonte vazhdimisht, duke i bërë vërejtje raciste dhe duke u tallur me Hixhabin e saj.
Rahma u vra me thikë në mëngjesin e 4 korrikut në shkallët e ndërtesës së apartamentit të saj në Arnum, Hanover.
Sipas policisë dhe dëshmitarëve okularë, fqinjët dëgjuan thirrjet e saj për ndihmë dhe njoftuan autoritetet. Ajo u gjet me plagë të shumta thike në kraharor dhe shpatull, ndërsa vdiq pak pasi mbërritën shërbimet e urgjencës.
Një 31-vjeçar gjerman i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë është arrestuar më vonë atë ditë dhe mbetet në paraburgim.
Pavarësisht ankesave në mënyrë të përsëritur në policinë gjermane për fqinjin e saj, ankesat “nuk u morën seriozisht. ”
Komuniteti Mysliman dhe familja e saj po bëjnë thirrje që vrasja e saj të njihet si një krim i urrejtjes i motivuar nga racizmi, pas raporteve se ajo ishte ngacmuar vazhdimisht për mbajtjen e hixhabit.
