1.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj kur e nisë këtë vit të ri kujto se marrëdhëniet me njerëzit janë krijuar për qetësi, për ngushëllim, për mbështetje dhe për t’u mbështetur!
Çdokush që ta vjedh paqen e brendshme – nuk të duhet!
Çdo dashuri e paqëndrueshme – nuk ke nevojë për të!
Çdokush që është gjithmonë i gatshëm për të gjithë – largoje nga jeta jote!
Mos u bëj mundësi e dytë, as zgjedhje në listë – rri me ata që gjithmonë të vënë në vend të parë!
Çrregullimi i personalitetit ka vend në klinika psikiatrike, jo në jetën tënde!
2.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj rregullo marrëdhëniet me njerëzit: me mikun që e ke braktisur, me vëllan me të cilin ke ndërprerë lidhjet, me mikun që e ke larguar, me fqiun me të cilin je grindur!
Jeta është shumë e shkurtër për t’u kaluar me largime dhe ftohje, dhe tepër e pavlerë për t’u grindur për të!
Çfarë po presim? T’i përcjellim në varreza me zemër të thyer e pastaj të pranojmë ngushëllime nëpër varrime?!
Ç’dobi kanë lotët në varreza, nëse jeta me ta ishte vetëm largim?!
Sidoqoftë, kjo pikë nuk bie ndesh me të parën – sepse të gjithë duhet të dimë se marrëdhëniet janë si shtëpitë: disa meritojnë të riparohen, disa duhen shembur!
3.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj kujtoja vetes se kjo fe do të fitojë me ty ose pa ty!
Nëse ti braktis xhamitë – do t’i mbushin të tjerët.
Nëse ti lë pas dore Kuranin – të tjerë do ta lexojnë!
Karvani vazhdon drejt Allahut dhe nuk do të ndalet, përveçse në portën e Xhenetit.
Vetëm ti do të jesh humbësi, nëse nuk je pjesë e këtij karvani!
4.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj kujtoje se përplasja mes të vërtetës dhe të kotës do të vazhdojë derisa Israfili të fryjë në Sur (burî), dhe se e kota, sado e fuqishme të duket, nuk do të fitojë, dhe e vërteta dhe e drejta, sado e dobët të duket, nuk do të mposhtet!
Ti zgjidh vendin tënd!
Askush nuk është më i marrë se ai që shet botën tjetër për këtë botë – përveç atij që e shet botën tjetër për këtë botë të dikujt tjetër!
5.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj rregullo marrëdhënien tënde me Allahun!
Nëse ke një mëkat që e përsërit, dhe të gjithë kemi mëkate, atëherë sot është mundësia për të filluar një faqe të re të pendimit!
6.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj cakto leximin e një pjesë ditore të Kuranit që i betohesh vetes se nuk do ta lësh – edhe nëse do të të rrëmbenin shpenzët!
Cakto një dhikër të përditshëm që i premton vetes se nuk do ta ndërpresësh – edhe nëse të ngarkon puna dhe të rrëmbejnë angazhimet!
7.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj caktoi vetes tënde një vepër të fshehtë: një sadaka të vogël – qoftë edhe një copë buke – dhe mos ia thuaj askujt.
Një kuti ilaçesh për një të sëmurë – që vetëm ti dhe Allahu e dini.
Dy rekatë namaz duha – mos i lër çdo ditë të vitit, edhe nëse nuk të sheh askush.
Dy rekatë namaz nate – që ia drejton Zotit në fshehtësi, madje larg edhe nga sytë e familjes tënde.
8.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj merr përsipër diçka të dobishme:
Lexo libra, ndiq programe me vlerë, regjistrohu në ndonjë kurs shkencor, angazhohu në ndonjë projekt komunitar, merr pjesë në ndonjë punë vullnetare!
9.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj kujtoi vetes se shumë njerëz flasin për pritjen e personit të duhur – por shumë pak punojnë me veten e tyre që ata të bëhen vetë personi i duhur!
Të gjithë njerëzit duan kohën e korrjes së të mbjellave, por pak janë ata që lërojnë, mbjellin, ujisin dhe kujdesen!
Prandaj bëhu nga kjo pakicë që bëhet ëndërr për të tjerët – dhe mos u bëj nga kjo shumicë që qëndron në vend dhe vetëm ëndërron!
10.
Është fillimi i një viti të ri hënor, ndaj kujtoi vetes se të gjithë ata që vdiqën vitin e kaluar – mendonin se vdekja ishte ende shumë larg!
Ashtu siç na është urdhëruar të falim çdo namaz si të ishte i fundit – jetoje këtë vit sikur të jetë i fundit për ty!
Sepse mund të jetë vërtetë viti yt i fundit…
🖊 Ed-hem Sharkavi
📰 Gazeta “El-Vatan” – Katari
