Yasser Al-Zaatreh – gazetar jordanez shkruan:
Një postim shumë i rëndësishëm nga një ish-këshilltar në “Pentagon” që meriton të lexohet…
Bëhet fjalë për kolonelin Douglas Macgregor.
Ai shkruan:
Gjatë 72 orëve të fundit, Izraeli kreu një sulm parandalues ndaj Iranit, ndërkohë që negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit ishin ende në zhvillim.
Irani u befasua nga sulmi. Por u rikuperua nga momenti i tij “Pearl Harbor” më shpejt sesa e kishte parashikuar Izraeli.
Më pak se 18 orë pas sulmit të befasishëm nga Izraeli, Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar qindra raketa balistike, përfshirë raketa hipersonike, mbi Tel Avivin qendror dhe zona të tjera nëpër Izrael.
Ndërkohë, Domo e Hekurt e Izraelit dështoi. Po ashtu edhe shërbimet e inteligjencës izraelite.
Tani, Netanyahu po i lutet Uashingtonit që të ndërhyjë me forcë ushtarake amerikane për të shpëtuar Izraelin nga një disfatë e sigurt – një disfatë të cilën e shkaktoi vetë Netanyahu me mbështetjen dhe inkurajimin e Uashingtonit.
Në të njëjtën kohë, Rusia, Kina, Pakistani dhe shumica e botës islame qëndrojnë në anën e Iranit.
Furnizime, pajisje dhe mbështetje teknike po rrjedhin drejt Iranit.
Ka ardhur koha për t’u përballur me realitetin:
Uashingtoni ka djegur 12 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme që nga viti 2003.
Rezultati? 7,000 amerikanë të vrarë. 50,000 të plagosur. Kufij të hapur dhe 100,000 amerikanë që vdesin çdo vit nga helmimi me fentanil.
Sot, Shtetet e Bashkuara janë zhytur në borxhe që arrijnë në 37 trilionë dollarë – dhe kjo nuk përfshin atë që quhet “borxhi i agjencive”.
77 milionë amerikanë votuan për presidentin Trump sepse ai premtoi t’i jepte fund konflikteve të jashtme dhe të ndalonte rrugën drejt një Lufte të Tretë Botërore.
Mandati i Trump nuk ka ndryshuar: sigurimi i kufijve të Amerikës, porteve dhe ujërave bregdetare. Deportimi i emigrantëve të paligjshëm dhe shkatërrimi i kriminelëve që përdhunojnë dhe vrasin amerikanë. Rikthimi i sundimit të ligjit. Por jo një pikë gjaku amerikan për luftëra të huaja.
Vetëm një sulm izraelit mbi ishullin Kharg – ku eksportohet 90% e naftës së Iranit – apo mbi portet e Bandar Abbas, dhe Irani do të mbyllte ngushticën e Hormuzit. Kjo do të thotë 20% e furnizimit global me naftë.
Kjo nënkupton ndërprerje në zinxhirët e furnizimit dhe një inflacion të çmendur. Çmimi i karburantit kërcen në 7 dollarë për galon brenda natës. Çdo familje punëtore rrëzohet. Shoferët e kamionëve nuk do të mund të shpërndajnë ushqim. Ekonomia bie. Dhe për çfarë?
Që të na tërheqë Izraeli, i cili nisi këtë luftë të çmendur, në një konflikt rajonal më të gjerë që mund të çojë në një luftë bërthamore?
Ne kemi 40,000 ushtarë në Emiratet e Bashkuara, Katar dhe zona të tjera në Gjirin Persik. Ata janë objektiva të lehtë. Dronët iranianë të tipit Shahed-136 kushtojnë 20,000 dollarë për një. Raketat amerikane Patriot kushtojnë 4 milionë dollarë për raketë kundërpërgjigje.
Llogarite vetë: do të na mbarojnë raketat dhe do të falimentojmë, ndërsa amerikanët do të kthehen në arkivole.
Lindja e Mesme është në prag shpërthimi. Dhe ja çfarë duhet të bëjë Uashingtoni për të ulur tensionet:
• Të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
• Të kërkojë armëpushim të menjëhershëm, duke sqaruar se Uashingtoni kundërshton shkatërrimin e Iranit, Izraelit apo çfarëdo shteti tjetër në Lindjen e Mesme.
• T’i kërkojë Izraelit të ndalojë vrasjet në Gaza dhe të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe Bregu Perëndimor.
• Të pezullojë të gjitha ndihmat ushtarake për Izraelin deri sa ai të pranojë tërheqjen nga Gaza dhe të lejojë ndihmat humanitare për popullin e Gazës.
• Të propozojë dërgimin e forcave të armatosura nga vende jo të rreshtuara për të siguruar Gazën dhe Bregun Perëndimor.
• Të propozojë mbajtjen e një konference paqeje të organizuar nga SHBA, Rusia, Kina, India dhe Brazili për të ndërmjetësuar në konfliktin midis Izraelit, Iranit dhe fqinjëve të Izraelit.
Kam udhëhequr ushtarë amerikanë nën zjarr në betejë. Kam parë shumë arkivole të mbuluara me flamurin amerikan. Nuk dua të shoh më.
Nxitësit e luftës në Uashington kishin 22 vjet kohë. Ata dështuan. Gënjyen. Fitonin ndërsa Amerika rridhte gjak. Koha ka mbaruar.
“Ameirka e para” do të thotë: Amerika e para. Jo Izraeli i pari. Jo Ukraina e para. Jo NATO e para. Amerika e para. (FUND)
⸻
Komenti i Yasser al-Zaatreh:
Në tekst ka njëfarë ekzagjerimi, por e rëndësishme është paralajmërimi për rrezikun e tërheqjes pas fiksimeve sioniste dhe harresa e Trump ndaj premtimit të tij për “të shuar luftërat, jo për t’i ndezur”.
Popullariteti i postimit (mbi një milion lexime për 4 orë) tregon se kemi të bëjmë me një qëndrim që gjen jehonë mes njerëzve.
