Sa i ngjan e sotmeja të djeshmes
Gazetari Mohamed Hassanein Heikal përmend në librin e tij “Abdel Nasser dhe bota” (faqe 239), se gjatë krizës që i parapriu luftës së 5 qershorit 1967, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, U Thant, kishte propozuar ngrirjen e situatës dhe qetësimin e gjendjes. Presidenti Abdel Nasser e kishte pranuar këtë propozim dhe kishte informuar amerikanët se ishte i gatshëm të dërgonte zëvendësin e tij, Zakaria Mohieddin, në Uashington për të zhvilluar bisedime me presidentin Lyndon Johnson, me qëllim gjetjen e një formule për një zgjidhje paqësore të krizës.
Johnson e kishte pranuar këtë, dhe ishte caktuar një datë udhëtimi, në mënyrë që Johnson ta priste Zakaria Mohieddinin më 6 qershor. Zakaria filloi përgatitjet për udhëtim të hënën, më 5 qershor. Por ai nuk udhëtoi, sepse në mëngjesin e asaj dite – sipas shprehjes së Heikalit – izraelitët u hodhën mbi këtë hapësirë kohe dhe e shuan atë…
Dhe sot po përsëritet i njëjti skenar: ishte rënë dakord që një raund i ri bisedimesh të mbahej në Sultanatin e Omanit, ndërmjet Amerikës dhe Iranit, të dielën më 15 qershor. Por, vetëm 48 orë më parë, ndodhi një sulm i furishëm ndaj Iranit…
Në të dy rastet, agresioni ndodhi me një dritë jeshile dhe përkrahje të pakufizuar nga kaubojsët për entitetin sionist. Ah, sikur arabët dhe myslimanët të mësonin të mos u besonin premtimeve të atyre mohuesve…
Lus Allahun që rezultati i kësaj të jetë në dobi të Islamit dhe myslimanëve, dhe që të na mbrojë – neve dhe juve – nga të këqijat e sprova, të dukshme e të fshehta.
Shkruar nga sheiku Dr. Abdul Akher Hammad al-Ghunaimi
