Sikur që ndryshuan gjërat në Siri do ndryshojnë edhe në Gaza, por?!

Më të lexuarat

E lusim Allahun e Lartësuar dhe Madhështor, Atë që nuk gabon dhe nuk harron, i lavdëruar qoftë Emri i Tij; ashtu siç i vuri kriminelët që kryen masakrën e Houla-s në duart e vëllezërve tanë në Siri pas 13 vitesh nga kryerja e saj, ashtu e lusim Atë të Madhëruarin që t’i vërë kriminelët që kanë kryer masakrat në Gazë nën këmbët e robërve të Tij të mirë, të duruar dhe të qëndrueshëm. Dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.

Sa plagë të thella la në shpirt dhe zemër masakra e Houla-s… dhe sado që kemi shkruar për të dhe për simotrat e saja gjatë viteve të kaluara, ajo ka qenë më e dhimbshme se çdo shkrim që mund të bëhet.

Por…
Kur thikat kalonin mbi qafat e fëmijëve në atë masakër dhe njerëzit ulërinin “Ku jeni, o arabë?” — ashtu siç bërtasin sot banorët e Gazës — kush do ta kishte menduar se rrota e kohës do të kthehej mbi zullumqarët?
Kush do të kishte pritur që kryerësit e saj do të shtypeshin dhe do të tërhiqeshin sot në vendin e krimit për të folur me poshtërim për ato që kanë bërë — për vrasjen e fëmijëve, grave, familjeve, për torturat dhe për sakatimet që kryen?!

Nuk do ta kishte pritur askush, përveç atyre që kishin bindje të plotë në Allahun, që e kuptonin ligjin e Tij dhe ditët e Tij, në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare sillej me Bashar al-Asadin si një realitet i pranuar dhe disa vende kishin nisur ta rehabilitonin dhe ta risjellin në qarkullim.

Por… duhet të reflektojmë mirë: pse përsëriten masakrat tona? Pse përsëritet braktisja, heshtja dhe komploti? Deri kur do të mbetet reagimi i myslimanëve ndaj çështjeve të tyre i përkohshëm, sipërfaqësor, që zgjat vetëm sa zhurma e një fotografie tronditëse – për t’u kthyer më pas shumica në jetën e tyre të robëruar nga pesha dhe zinxhirët e modernitetit?
Kur do të çlirohen bijtë e Islamit për t’u angazhuar me Islamin në të njëjtën masë që i janë përkushtuar studimeve, punës dhe kësaj jete të mjerë?
A është vallë jeta moderne aq e bukur dhe e lumtur sa të vlejë të shpenzohen për të gjithë këto vite që po na ikin pa dobi? Apo të gjithë lodhen për të ndërtuar një të ardhme që u sjell veç mundim — dhe pastaj ua lënë këtë mundim si trashëgimi fëmijëve të tyre, në një dorëzim të çuditshëm dhe varësi të frikshme?
Ç’po ndodh me umetin e Muhamedit ﷺ?

Megjithatë, me falënderim ndaj Allahut, ka prej bijve të këtij umeti që janë zgjuar nga kjo gjendje; e kanë kuptuar këtë realitet dhe kanë nisur të vizatojnë standardet e jetës së tyre prej fillimi – janë distancuar nga standardet e mjerimit të imponuar ndaj botës, dhe kanë nisur të ndërtojnë standardet e tyre të veçanta të nxjerra nga metodologjia më e lartë (islami), që të kthehen vetë dhe të rikthejnë umetin në lavdinë dhe krenarinë që dikur pati.

O Allah, ndëshkoji ata që kryen masakrat në Gazë, dhe ata që i ndihmuan, i mbështetën, ua zbukuruan veprën dhe i furnizuan.
O Allah, ndëshkoji edhe ata që u vështirësuan jetën banorëve të Gazës dhe ua shtuan vuajtjet dhe tragjedinë.

Allahu na mjafton dhe është mbrojtësi më i mirë.
Ahmed Es-Sejid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit