3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Demolimi i Xhamisë – Tateshi: MPB nuk po respekton Ligjin në lidhje me ngjarjet e Kriva Pallankës

Më të lexuarat

Bekim Tateshi nga Lëvizja për reforma në PDSH në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shprehu habinë e tij se si mund të bëhet problem kur kërkohet ndërtimi i një objekti fetar. Tateshi mendon se kjo gjë duhet të jetë gëzim dhe simbol i bashkëjetesës dhe jo mollë sherri. Ai shprehu habinë e tij se pse Ministria e punëve të brendshme nuk respektoi Ligjin në lidhje me ngjarjet e fundit të demolimit të mesxhidit në Kriva Pallankë.

“Është fenomen i parë dhe i dëgjuar. Në çdo cikël parazgjedhor na paraqiten grupe fantome të koordinuara mirë që ndezin situatën për të defokusuar vëmendjen nga krejt kjo që ndodh dhe çka do ndodh së shpejti.
Ndërtimi i një objekti fetar duhet të jetë gëzim dhe simbol i bashkëjetesës në një vendbanim.
Më habit qëndrimi fashizoid i kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës dhe heshtja patologjike e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë!!!
Më habit edhe heshtja e pakuptimtë e atyre që kanë degë në Lindje dhe u votuan nga shumë qytetarë mysliman të nacionaliteteve të ndryshme!!!
Më habit Ministria e punëve të brendshme që nuk respekton ligjin (Neni 319 i Ligjit për Kundërvajtje) për të dënuar veprimet që përhapin urrejtje të cilitdo lloji!!!
Porosia ime është që të mos bëhet problem aty nuk ku ka problem. Shteti po kalon në fazë të ndjeshme dhe çdo shkëndijë mund të jetë katastrofale për mirëqenien e përgjithshme”, deklaroi Tateshi, raporton zhurnal.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit