Kur fillon tekbiri dhe cili është dallimi midis tekbirit të pakufizuar dhe tekbirit të kufizuar?
Ibn Uthejmini (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë:
Tekbiri i pakufizuar:
Bëhet në çdo kohë dhe fillon nga fillimi i muajit dhulhixhe deri në ditët e fundit të teshrikut, që janë tri ditët pas Bajramit.
Tekbiri i kufizuar:
Bëhet pas pesë namazeve (farz) dhe fillon nga namazi i sabahut në ditën e Arafatit deri në namazin e ikindisë të ditës së fundit të ditëve të teshrikut.
Një nga format e tekbirit është edhe kjo ↪️:
Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lallah, Allahu ekber velil-lahil hamd.
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj
