-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Papa: Shumë priftërinj e përdorin Kishën

Më të lexuarat

“Në Kishë ka njerëz që në vend që të shërbejnë, të mendojnë për të tjerët dhe për të hedhur bazat, e përdorin Kishën”.

Kështu është shprehur Papa Françesku në meshën e radhës, të transmetuar nga Radioja e Vatikanit.

“Janë ata që kapen dhe ngjiten pas parasë. Eh, sa priftërinj e peshkopë të tillë kemi parë! Është e trishtueshme, apo jo?”, ka thënë ati i shenjtë.

Sipas tij, shumë nga këta njerëz të Kishës nuk ndjekin thirrjen e Krishtit: të shërbesh, t’u shërbesh të tjerëve, të mos ndalesh, të shkosh përtej dhe të harrosh vetëveten.

“Kur Kisha është e ftohtë, e mbyllur në vetëvete e madje afariste në disa raste, nuk është në shërbim të të tjerëve. Përkundrazi, i shfrytëzon të tjerët”, ka thënë Papa.

Ai i ka bërë thirrje Zotit që, “të na japë atë pjesë të nderit për të ecur përpara, duke hequr dorë nga komoditeti personal dhe që të na shpëtojë nga tundimet”.

“Ekziston gjithmonë tundimi nga korrupsioni në jetën publike. Si në politikë, ashtu edhe në fe. Është një tundim për të bërë marrëveshje me qeveritë. Mund të bëhen, por duhet të jenë transparente”, ka vijuar Papa.

“Kisha duhet të përballet me të vërtetën dhe me dëshminë, dëshminë e varfërisë. Nëse një besimtar flet për varfërinë apo të pastrehët dhe ndërkohë bën një jetë prej faraoni, atëherë kjo nuk mund të pranohet”, ka shtuar ati i shenjtë.

K

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit