Pyetja: A është përmendur ndonjëherë që shenja në ballë nga sexhdet është prej shenjave të njerëzve të mirë?
Jo, kjo nuk është prej shenjave të njerëzve të mirë. Ajo që llogaritet si shenjë e njerëzve të mirë është drita (nuri) në fytyrë, zemërgjerësia, sjellja e mirë, e të ngjashme me to.
Sa për gjurmën që e lë sexhdeja në fytyrë, ajo mund të shfaqet edhe te ai që nuk i fal veçse farzet për shkak të lëkurës së ndjeshme, dhe mund të mos shfaqet fare te ndonjë që fal shumë namaz dhe qëndron gjatë në sexhde.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu’ Fetawa; Babus-salat 187-188)
Përktheu: B. Gj.
