Në një nga dëshmitë më të spikatura intelektuale dhe analitike mbi natyrën e projektit sionist dhe filozofinë e tij të egër e të dhunshme, si dhe mbi mitet mbi të cilat është ndërtuar – dhe që ende vlejnë për të kuptuar atë që ndodh sot në Gaza – gazetari Ahmed Mansour zhvillon një bisedë me Dr. Abdelwahab El-Messiri.
Pikat kryesore të episodit:
Egërsia si mjet i qëllimshëm:
El-Messiri e sheh dhunën izraelite jo si akte individuale apo reagime ushtarake, por si një filozofi të planifikuar, që ushtrohet me gjakftohtësi dhe pa ndjesi faji. Ajo mbështetet në mohimin e njerëzores së viktimës palestineze, për të justifikuar spastrimin etnik dhe shfarosjen si mjete për arritjen e objektivave kolonialiste.
Pretendimet themeluese: “Tokë pa popull”
Kjo frazë, e propaganduar nga sionistët evangjelistë, për El-Messirin përbën një parapërgatitje ideologjike për shfarosje. Ajo mohon njerëzoren dhe ekzistencën e palestinezëve, duke shtruar terrenin për t’u zhveshur nga prona dhe historia e tyre, e duke justifikuar më pas pushtimin dhe dhunën. Ai thekson se rikthimi në Palestinë, sipas besimit hebre, ishte i ndaluar deri në fund të shekullit XIX dhe quhej mëkat i “nxjerrjes së fundit të botës para kohe”, sepse rikthimi duhet të ndodhte vetëm nën udhëheqjen e Mesias.
Frika nga viktima:
El-Messiri thekson, në kundërshtim me perceptimin e zakonshëm, se egërsia sioniste buron nga një frikë e thellë ndaj vetë viktimës – palestinezit – sepse ai është i zoti i tokës dhe i drejtës. Kjo e drejtë “qëndron si barrë mbi gjoksin e agresorit” dhe ai nuk gjen qetësi, veçse duke e zhdukur tërësisht këtë viktimë.
Izraeli si mjet i dominimit perëndimor:
El-Messiri e konsideron ekzistencën e Izraelit si në shërbim të interesave kolonialiste të Perëndimit, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, të cilat e shohin Izraelin si një bazë të avancuar për të garantuar epërsinë dhe kontrollin mbi rajonin arab dhe islamik.
Shkatërrimi i pashmangshëm i Izraelit:
Ai thekson se Izraeli do të vazhdojë të “vrapojë nga një fitore në tjetrën”, në iluzionin e forcës, deri në përfundimin e tij të pashmangshëm: shkëputja dhe shembja.
⸻
Për tekstin dhe videon mund të ndiqni lidhjen:
https://bitly.cx/7JPB
