-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama: Mesha e 4 nëntorit 1990 ndau të shkuarën nga e ardhmja

Më të lexuarat

Në Shkodër u përkujtua ditën e djeshme në një ceremoni të veçantë në varrezat katolike të këtij qyteti, 25-vjetori i mbajtjes së meshës së parë pas rrëzimit të diktaturës komuniste, e cila u kremtua nga Dom Simon Jubani. I pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe personalitete të larta të politikës, komuniteteve fetare, artit e kulturës, si dhe drejtues të pushtetit lokal.

Duke folur në këtë ceremoni kreu i qeverisë e krahasoi meshën e 4 nëntorit 1990, me një rreze drite që ra atë ditë mbi varrezat e Rrmajit.

“Ditën e 4 nëntorit 1990, është hapur qielli dhe një rreze drite ka rënë mbi këto varreza. Ka qenë një moment i paharrueshëm dhe rrezja e dritës që çau qiellin për të shoqëruar fjalën e Dom Simon Jubanit, ka qenë momenti i parë i çlirimit nga ankthi dhe i përjetimit të jashtëzakonshëm të së vërtetës, se e shkuara ishte kredhur në të shkruarën dhe se ardhmja sapo kishte filluar të merrte frymë këtu, në këtë tokë të bekuar të këtyre varrezave”, – u shpreh Rama.

Më tej, duke lidhur simbolikisht këtë fakt me vendin ku u mbajt mesha 25 vjet më parë, ai theksoi se “ajo që ndodhi atë nëntor këtu, nuk mund të ndodhte askund tjetër veçse këtu. Ky vend është shumë më tepër sesa një varrezë. Është një kopsht shpirtëror dhe një lëndinë jo për vaje, por për lutje në paqe dhe në shpresë”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit