Gaza është bërë ferr në tokë për palestinezët – thotë MSF

Më të lexuarat

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka deklaruar se situata në Gaza është jashtëzakonisht e rëndë dhe se “po krijohen kushte për zhdukjen e jetëve palestineze në këtë territor”.

MSF kritikoi ashpër propozimin e SHBA-së dhe Izraelit për kontrollin e shpërndarjes së ndihmave, duke e cilësuar si një “mjet tjetër në fushatën në vazhdim të spastrimit etnik të popullsisë palestineze”.

Organizata theksoi se nuk pranon asnjë plan që kufizon ndihmën dhe e vë atë nën kontrollin ushtarak izraelit. Sipas MSF, në qytetin e Gazës është vërejtur një rritje prej 32 përqind e rasteve me kequshqyerje në vetëm dy javët e fundit.

Gjithashtu, MSF ka bërë të ditur se është duke u përballur me mungesa të rënda të materialeve mjekësore bazë, si garza sterile dhe doreza sterile.

“Shteti i Izraelit po pengon aksesin në ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe strehim për gjithë popullsinë palestineze, duke vazhduar fushatën e tij të spastrimit etnik,” përfundon deklarata e MSF. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit