“Dhe ku është Allahu i Lartësuar?!!”
Na dalin përpara kriminelët më të mëdhenj sionistë me deklarata dhe kërcënime që i trembin zemrat e disa njerëzve; analistët analizojnë dhe frikacakët frikësohen…
Në gjithë këtë rrëmujë, harrojnë Allahun e Madhëruar…
Dhe ku është Allahu?!!
Si mund të mendohet se Ai na ka lënë?!
A thua vallë se ata zotërojnë ndonjë gjë për veten e tyre, e lëre më të kenë fuqi ndaj nesh – për të na sjellë dëm apo dobi?!
Çështja i përket vetëm Atij – i bekuar dhe i Lartësuar është – në dorën e Tij janë çelësat e çdo gjëje. Asgjë nuk ndodh në mbretërinë e Tij pa lejen e Tij. Ai është i Gjithëmëshirshmi, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, i Gjithëdituri, i Urtësishmi. Mëshira dhe dituria e Tij përfshin çdo gjë. Ai është mbizotëruesi mbi robërit e Tij, Ai është i Buti, i Gjithëdijshmi…
Pasha Allahun, ata janë të mashtruar, drejt shkatërrimit po shkojnë, ndërsa ne mbështetemi te Zoti ynë – dhe pa dyshim që do të jemi fitimtarë. Dhe ata që bënë padrejtësi do ta kuptojnë se në çfarë fundi do të përfundojnë…
Imad Daje- Gaza
