Imam Dhehebiu na tregon në librin e tij “Biografia e Kolosëve Fisnik” se Halil Ibën Ahmedi, kur ia mësonte ndonjë gjë dikujt, e harronte, e kur mësonte diç nga dikush, e kujtonte edhe e përmendte.
Miku im!
Kur të japësh, harroje; e kur të marrësh, mbaje mend.
Njeriu fisnik bamirësinë ndaj njerëzve e shkruan në rërë që të fshihet, kurse bamirësinë e tjerëve ndaj tij e gdhente në gurë që të mbetet.
Kujto se gjëja më e madhe te njerëzit, përveç dashurisë edhe kujdesit, është edhe vlerësimi.
Secili prej nesh dëshiron që, kur e bën një punë, t’i vlerësohet.
Vlerësimi na shtyn të vazhdojmë me veprimet tona, kurse mohimi e mbyt brenda nesh iniciativën.
Andaj, ne mund të bëjmë veprime pa kompensim, por nuk mund të vazhdojmë me vepra pa vlerësim!
Ed-hem Sherkavij
Përktheu: Bekir Halimi
