Gjykatësi:”Mjaft me ankesa e lot! Betohu se do të thuash të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!”
I akuzuari:”Betohem.”
Gjykatësi:”Vendose dorën mbi Librin e Shenjtë dhe jo mbi numëratorin e telefonit!”
I akuzuari:”Si urdhëron zotëri!”
Gjykatësi:”A është e vërtetë që filan datë, filan ditë dhe filan orë, ke thirrë në sheshe publike dhe në rrugët plot njerëz, që atdheu vlen sa një palë këpucë?”
I akuzuari:”Po zotëri.”
Gjykatësi:”Para radhëve me punëtorë dhe bujq?”
I akuzuari:”Po zotëri.”
Gjykatësi:”Para statujave të heronjve dhe varreve të dëshmorëve?”
I akuzuari:”Po.”
Gjykatësi:”Para turmave me turistë të huaj?”
I akuzuari:”Po.”
Gjykatësi:”Para mediave dhe agjencive të lajmeve?”
I akuzuari:”Po.”
Gjykatësi:”Atdheu është ëndrra e fëmijërisë, kujtimet e pleqërisë, është ambicia e të rinjve, varri i pushtuesve dhe lakmitarëve, është ai për të cilin flijojmë gjithçka, kurse për ty farë burri qenka i barazvlershëm me një palë këpucë!!! Pse? Pse?”
I akuzuari:”Sepse isha këmbëzbathur zotëri!”
Muhamed Almaghout, shkrimtar sirian
Perktheu: Elmaz Fida
