Një vit i njëjtë, dy sy të ndryshëm: Si këndvështrimi mund ta kthejë dhimbjen në falënderim

Më të lexuarat

Një vit… dhe dy sy që panë ndryshe

U ul autori përballë tryezës së tij të punës. Mori stilolapsin dhe nisi të shkruajë:

“Vitin e kaluar… iu nënshtrava një operacioni për heqjen e tëmthit dhe mbeta i shtrirë për muaj të tërë në shtrat…
Mbërrita moshën gjashtëdhjetë dhe lashë pas një punë të rëndësishme në shtëpinë botuese, ku kisha kaluar tridhjetë vjet të jetës…
Ndërroi jetë im atë…
Dhe djali im nuk e mori diplomën e mjekësisë sepse u detyrua të ndërpriste studimet për disa muaj, pas një aksidenti automobilistik…

Dhe në fund të faqes shkroi me dhimbje:
“Çfarë viti i tmerrshëm ka qenë!”

Pak më vonë, bashkëshortja hyri në dhomën e tij dhe e pa të zhytur në mendime. U afrua ngadalë, dhe nga mbi supin e tij, lexoi atë që ai kishte shkruar. Pa folur, u tërhoq me qetësi nga dhoma…

Por pas disa minutash, ajo u kthye, me një fletë në dorë. E vendosi lehtë pranë asaj që kishte shkruar burri i saj.

Ai e mori letrën dhe nisi ta lexojë:

“Vitin e kaluar… u shërove nga dhimbjet e tmthit që të kishin lodhur për vite me radhë.
Arrite të mbushësh gjashtëdhjetë vjeç, me shëndet të plotë.
E mbylle me dinjitet një kapitull të gjatë pune dhe më në fund do të kesh kohën tënde të lirë për të shkruar — madje je kontraktuar për disa libra me vlerë…
Babai yt jetoi deri në të tetëdhjetë e pestat, pa shkaktuar kurrë barrë apo dhimbje për askënd, dhe u nda nga jeta në paqe…
Djali ynë shpëtoi nga një aksident i rëndë dhe u shërua plotësisht, pa asnjë gjurmë të përhershme…

Dhe në fund, ajo kishte shkruar me dorë të sigurtë:

“Çfarë viti i bekuar kemi pasur! Zoti na e përmbushi me të mira…”

Shihni vetë… ngjarjet janë të njëjtat, por këndvështrimet ndryshojnë.
Shpeshherë, ne zgjedhim të shohim vetëm atë që na mungon… dhe harrojmë të falënderojmë për gjithçka që kemi.
E shohim jetën përmes asaj që na u mor… e rrallë herë ndalemi për të çmuar atë që na u dha.

Allahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet Zoti yt është Bujar ndaj njerëzve, por shumica prej tyre nuk falënderojnë.” (En-Neml: 73)

O Zot, na bëj prej atyre që falënderojnë, që kujtojnë dhe që e çmojnë çdo mirësi që vjen prej Teje…

Dr. Halid Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit