GAZA “Nga pendat e historianëve dhe përmes syve të udhëtarëve.”

Më të lexuarat

Përshkrimi i Ibn Batutës:

“Pastaj u nisëm derisa arritëm në qytetin e Gazës, vendi i parë i Shamit nga ana e Egjiptit. Një vend me hapësira të gjera, me shumë ndërtime dhe popullsi, me tregje të bukura, me shumë xhami dhe i rrethuar me mure mbrojtëse.”

Pasazhi i Muxhir ed-Din el-Hanbeli në veprën e tij “El-Uns el-Xhelil bi Tarikh el-Kudsi ve’l-Xhelil”:

“Gaza është ndër qytetet më të bukura pranë Bejtul-Makdisit (Kudsit), dhe aty thuhet se ka lindur zotëria ynë Sulejmani, biri i Davudit. Po ashtu, në të ka lindur edhe imami i madh, Muhamed ibn Idris es-Shafi’i. Vendi i lindjes së tij është i njohur dhe vizitohet. E nëse Gaza nuk do të kishte tjetër krenari përveçse të qenit vendlindja e profetit Sulejman dhe e imam Shafi’iut, kjo do t’i mjaftonte.”

Halil El-Dhahiri në librin e tij ‘Zubdetat Kashf al-Mamalik fi Bayan et-Turuk vel-Masalik’:

‘Gaza është një qytet i bukur në një terren të sheshtë dhe është e pasur me agrokulturë. Ajo ka shumë xhami, shkolla dhe ndërtesa të bukura që ngjallin habi. Ndryshe e quajnë ‘Dehliz i Mbretërve’ salloni i pushimit të mbretërve. Qyteti ka tregje dhe fshatra dhe është një mbretëri e gjerë.’

Kalkashandi në librin e tij “Subh el-Ashaa” përcjell fjalët e Ibn Saidit:

“Gaza është një qytet i rajonit të Palestinës, i ndërtuar në një kodër të lartë, 1 milje nga deti Rum (Mesdheu). Ai është një qytet i mesëm në madhësi, me xhami, shkolla, medrese, shtëpi për të sëmurët dhe tregje. Ka ajër të shëndetshëm, dhe banorët e tij pijne ujë nga puset. Aty ka vende ku mblidhet uji i shiut, por ky ujë është i vështirë për t’u pirë, ndaj ata e preferojnë ujin nga puset për shkak të lehtësisë së tij. Bregdeti i qytetit është i mbushur me shumë kopshte, dhe fruti më i shquar është rrushi dhe fiku; gjithashtu ka edhe palma.”

Gazan e ka përmendur edhe Shemsu ed Din ed Dimeshki në librin e tij “Nukhbetu ed-Dehr fi Axha’ib el-Berri vel-Bahr”:

“Gaza, që dikur njihej si Gaza e Hashimit, është një qytet i pasur me pemë, sikur të ishte një shtrat i shtrirë për ushtritë e Islamit në dyert e rërës, dhe për çdo udhëtar që hyn e del nga viset e Sham-it (Siria) dhe Egjiptit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit