Pas shprehjeve të qarta të thëna dje nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në lidhje me avionin ushtarak turk të rrëzuar nga Siria, në kufirin e Turqisë me këtë vend është përjetuar një lëvizje e madhe.
Mbrëmë në Hataj, Kilis dhe Shanllëurfa u vu re se njësive ushtarake të këtyre rretheve u dërguan përforcime me automjeteve ushtarake dhe personel që i përkasin Forcave të Armatosura të Turqisë.
Në mbledhjen e radhës së partisë për Zhvillim dhe Drejtësi AK, që u zhvillua dje, Kryeministri Erdoan mbajti një qëndrim të qartë në lidhje me avionin e rrëzuar.
Ai u shpreh në lidhje me rreziqet e krijuara në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe theksoi se në lidhje me këtë rreziqe do të ndërmerreshin masa të përshtatshme./trt/kohaislame