Ata mbrojnë Izraelin me gjithçka, ne pyesim nëse na lejohet të mbrojmë Palestinën?

Më të lexuarat

Dr. Hasan Al-Qatrawi shkruan:

Kur flasim për unitetin arab dhe thirrjen për t’u bashkuar përballë padrejtësive, gjithmonë del dikush që thotë:
A i pyetët arabët që t’ju mbrojnë? Hamasi ju futi në këtë, le ta mbrojë vetë veten!

Por shikoni Amerikën dhe Evropën:
Askush nuk bën pyetje të tilla. Ata e mbështesin Izraelin me gjithë fuqinë e tyre – me armë, ushtri, para dhe mercenarë – edhe pse Izraeli është një shtet i armatosur deri në dhëmbë, dhe lufton kundër një populli pothuajse të paarmatosur.

Pse atëherë ne duhet të kërkojmë leje për të mbrojtur tokën tonë, popullin tonë dhe nderin tonë?

Ai që bën këtë pyetje, në fakt, ndjen një inferioritet të thellë brenda vetes dhe përpiqet të justifikojë heshtjen dhe qëndrimin pasiv. Por kjo psikologji e nënshtrimit dhe justifikimit është drejt zhdukjes.

Ummeti ynë, me gjithë plagët e tij, mbart ende shumë mirësi dhe fuqi.
Shpresa nuk ka vdekur.
Ajo do të lindë përsëri.
Ky ummet, sado që të vonohet, nuk do ta humbasë rrugën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit