7 lutje të çmuara – Mos i neglizho sado pak kohë të kesh

Më të lexuarat

Ja 7 lutje të çmuara
Mësoji përmendësh, përsëriti dhe shpërndaji…

لا إله إلا أنت سُبحانك إنّي كنت من الظّالمين.
1 — “S’ka hyjni tjetër përveç Teje, i Lartësuar je, vërtet unë kam qenë prej atyre që i kanë bërë padrejtësi vetes.”
[Lutja e Junusit (alejhisselam) në barkun e balenës.]

لا إله إلا الله وحدهُ لا شريك له، له المُلك وله الحمد، وهو على كل شيء قديرٌ.
2 — “S’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i vetëm pa ortak, Atij i takon pushteti dhe lavdërimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”
[Lutja më e mirë që e kanë bërë pejgamberët.]

اللهم إنّي ظلمتُ نفسي ظلمًا كثيرًا، ولا يغفر الذّنوب إلا أنت، فاغفِر لي مغفرةً من عندك وارحمني، إنك أنت الغفُور الرحيم.
3 — “O Allah, unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes dhe nuk i fal mëkatet askush përveç Teje, andaj më fal një falje që vjen prej Teje dhe më mëshiro, vërtet Ti je Falës dhe Mëshirues.”
[Lutje që Pejgamberi ﷺ ia mësoi Ebu Bekrit, radijallahu anhu.]

‎اللهمّ إنك عفوٌ، تحبّ العفو، فاعفُ عني.
4 — “O Allah, Ti je Falës, e do faljen, prandaj më fal mua.”
[Lutje që Pejgamberi ﷺ ia mësoi Aishes, radijallahu anha.]

يا حيُّ يا قيوم، برحمتك أستغِيث، أصلِح لي شأني كلّه، ولا تكِلني إلى نفسي طرفَة عين.
5 — “O i Gjalli, o Kujdestar i gjithçkaje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, përmirësoje tërë gjendjen time dhe mos më lër të i mbështetem vetes qoftë edhe për një çast.”
[Lutje që Pejgamberi ﷺ ia mësoi bijës së tij, Fatimes, radijallahu anha.]

اللهم اكفِني بحلالِكَ عن حرامك، وأغنِني بفضلكَ عمّن سواك.
6 — “O Allah, më mjafto me hallallin Tënd në vend të haramit dhe më bëj të pavarur me begatinë Tënde nga të tjerët.”
[Lutje që Pejgamberi ﷺ ia mësoi Aliut, radijallahu anhu.]

ربّنا آتنا في الدّنيا حسنةً، وفي الآخرة حسنةً، وقنا عذاب النّار.
7 — “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.”
[Lutja që Pejgamberi ﷺ e thoshte më shpesh.]

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit