Çfarë e bën njeriun të madh? Katër virtyte dhe katër prishës të tyre

Më të lexuarat

Ibn Miskavejh shkruan:

“Filozofët, që shikojnë thellë në natyrën e njeriut dhe virtytit, janë bashkuar në një të vërtetë: se rrënjët e çdo virtyti të lartë burojnë nga katër burime të mëdha shpirtërore:

  1. Urtësia – dija që ndriçon zemrën dhe udhëheq mendimin drejt së vërtetës.
  2. Dëlirësia – përmbajtja e shpirtit që nuk i nënshtrohet epsheve, por i sundon ato me hijeshi.
  3. Trimëria – qëndresa fisnike përballë frikës, mbrojtja e së drejtës edhe kur rreziku është i madh.
  4. Drejtësia – harmonia mes qenieve, dhënia e të drejtës aty ku i përket, pa tepruar e pa mangësuar.

Dhe s’ka njeri që mburret me diçka të denjë, përveçse me këto katër stoli të shpirtit.

E, siç ka virtyte të mëdha, ashtu ka edhe hije të rënda që i kundërvihen atyre:

  1. Injoranca – errësira që e verbëron mendjen dhe e largon nga drita e arsyes.
  2. Lakmia – etja e pangopur që e robëron njeriun ndaj dëshirave të ulëta.
  3. Frikacakëria – dobësia që ia lidh gjuhën së vërtetës dhe ia mpin veprimin burrëror.
  4. Padrejtësia – çrregullimi i botës, padrejtësia që shemb themelet e së mirës.”

(Tehdhib el-Akhlak, fq. 24–25)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit