ShBA-ja në KS të OKB-së: Njohja reciproke të jetë qëllimi i Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se i njëjti nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës.

Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre për një të ardhme më prosperuese, deklaroi të hënën përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kelley tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Kosova dhe Serbia duhet të të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve është qenësor për Ballkanin Perëndimor”, tha John Kelley.

Kelly foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se i njëjti nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës.

John Kelley përsëriti qëndrimin e ShBA-së se mbledhjet e Këshillit të Sigurimit ë OKB-së duhet të mbahen me dyer të mbyllura dhe të reduktohen në baza 1-vjeçare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit