Organizohet akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprimtarisë së hoxhës së nderuar, mulla Fejzulla ef. Salihu

Më të lexuarat

Organizohet akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprimtarisë së hoxhës së nderuar, mulla Fejzulla ef. Salihu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprimtarisë së hoxhës së nderuar, mulla Fejzulla ef. Salihu. 
Aktiviteti, i titulluar “Drita e diturisë – trashëgimia e efendi Fejzulla Salihut – mulla Fejza”, kishte për qëllim nderimin e kontributit të tij të çmuar në fushën e dijes dhe edukatës islame. 
Akademia u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë. 
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, fjalën përshëndetëse e mbajti z. Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIK-ut. 
Panelistët që morën pjesë në këtë ngjarje ishin: Mr. Nexhmedin ef. Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, Ramadan Shkodra, përgjegjës për botime pranë BIK-ut, dhe Isuf Zimeri, teolog nga Maqedonia e Veriut. 
Gjatë aktivitetit, Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndau mirënjohje post mortum për mulla Fejzën dhe mirënjohje për kontributin e mulla Shenasi Fejzullahut, hfz. Nexhat Jasharit nga fshati Geraj dhe mulla Sadri ef. Rahimit nga fshati Strezoc. 
Në fund të ngjarjes u shtrua iftar tradicional ku morën pjesë rreth 150 musafirë, përfshirë hoxhallarë, personalitete nga jeta politike, kulturore, si dhe anëtarë të xhematlinjve të ndryshëm.

 

https://www.islamgjakova.net/uploads/5_1742554194.jpg

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit