Ish-myftiu i Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja, nderohet me Urdhrin Presidencial “Hasan Prishtina”

Më të lexuarat

Ish-myftiu i Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja, nderohet me Urdhrin Presidencial “Hasan Prishtina”

 

Ish-myftiu i Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja, është nderuar me Urdhrin Presidencial “Hasan Prishtina”.

Ky nderim i është bërë ish-myftiut të Kosovës në një ceremoni solemne me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Ky urdhër është një nderim i lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të ish-myftiut dr. Rexhep ef. Boja për forcimin e vlerave të besimit dhe të kultivimit të vlerave kombëtare dhe atdhetare.

Dr. Rexhep ef. Boja, udhëhoqi Bashkësisë Islame të Kosovës përgjatë viteve të pasluftës, duke u bërë kështu një figurë kyçe dhe kontributdhënëse në zhvillimin dhe përparimin e institucionit më të lartë fetarë në Kosovë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit