Prishtinë, më 29 janar 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” të Konjës, prof. dr. Cem Zorlu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Universitetit “Nexhmedin Erbakan”.
Myftiu Tërnava theksoi me këtë rast rëndësinë e promovimit të arsimit të lartë dhe shkëmbimin e dijes, si mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën akademike. Ai falënderoi rektorin dr. Zorlu për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e arsimit dhe avancimin e studentëve tanë.