Palestinezët u mblodhën në Xhaminë e Madhe Omari në qytetin e Gazës për ta pastruar dhe për ta riparuar xhaminë e dëmtuar rëndë, duke e përgatitur atë për falje të namazeve.
Xhamia dikur shtrihej në një sipërfaqe prej rreth 1.100 metra katrorë, ndërsa hapësira e shfrytëzueshme e xhamisë është zvogëluar në vetëm 300 metra katrorë për shkak të dëmeve të shumta të shkaktuara nga sulmet izraelite.
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi të dielën, duke pezulluar luftën gjenocidale të Izraelit, që ka vrarë mbi 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 110.700 të tjerë që nga 7 tetori 2023.
Marrëveshja prej tri fazash përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe ndërprerjen e luftimeve, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Sulmi izraelit ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve, në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.
/trt BALLKAN/