-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Fëmija i Gazës mbërrin gjallë në Tiranë, falenderohet Rama që mbështet ata që u shpëtoi pa e vrarë

Më të lexuarat

Cinizmi: i mituri nën bomba izraelite, në shtetin ku kryeministri mendon se fajin për fatin e tij të zi e ka Hamasi(!)

Mes qindra fëmijëve në Gaza nën bombardime të pamëshirshme izraelite, një sosh, një vjeç, është sjellë në Shqipëri, sipas një njoftimi nga OBSH.

Evakuimi i tij, me familjen e akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru, është bërë mbrëmjen e të mërkurës, duke u çuar në QSUT për për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Pët këtë zhvillim, një deklaratë e lëshuar nga OBSH thotë se “Organizata Botërore e Shëndetësisë së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”.

Më tej, OBSH shprej konsideratat e saj për autoritetet shqiptare, të cilat shkojnë dhe për shefin e qeverisë, i cili, si mbështetës i Izraelit, ia atribuon asaj që ka ndodhur në Gaza jo brutalitetit kafshëror sionist, por rezistencës palestineze, më saktë Hamasit, i cili lufton për mbrojtjen e tokës, pronës, nderit, madje dhe jetës, shënjestra izraelite ndaj palestinezëve me dekada.

“Një falenderim i madh për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Skënder Bratajt, kreu i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore; Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore”, thuhet në njoftimin e OBSH. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit