-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Pse po vonon akuza e premtuar serbe ndaj Radoiçiçit për sulmin në Kosovë?

Më të lexuarat

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk ka marrë ende një vendim, siç pati paralajmëruar

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk ka marrë ende një vendim, siç pati paralajmëruar, nëse do të ngrejë aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç për rastin në Banjska më 24 shtator 2023, edhe pse kryeprokurori Nenad Stefanoviç e njoftoi këtë para një muaji e gjysmë, shkruan agjencia Beta.

Kujtojmë se në një përleshje me policinë e Kosovës në Banjska u vranë katër pjesëtarë të formacionit të armatosur të organizuar nga Radoiçiç. Më herët, grupi vru policin e Kosovës Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Beogradin zyrtar se qëndron pas atij “sulmi terrorist”, të cilin Beogradi e ka mohuar.

Një gazetari të Beta-s i është thënë jozyrtarisht se prokurorët Nenad Stefanoviç dhe Nikolla Panteliç janë duke vendosur për aktakuzën ndaj Radoiçiçit, por se ende nuk është krijuar bashkëpunimi i nevojshëm me EULEX-in.

Për momentin ka nisur vetëm një hetim.

Kryeprokurori publik Nenad Stefanoviç deklaroi në fillim të dhjetorit se vendimi nëse do të ngrihej aktakuzë në rastin Banjska do të merrej në fund të vitit 2024 ose në fillim të këtij viti, duke kujtuar se një hetim ishte nisur kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Stefanoviç tha se po verifikohen pohimet e të dyshuarit, të cilat i ka siguruar gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Shtetit të Beogradit.

Pas incidentit në Banjska, policia e Kosovës njoftoi se grupit të Radoiçiçit i ka sekuestruar pajisje ushtarake, ndër të tjera, 24 fuoristrada, një automjet të blinduar, tetë mina tokësore, 29 raketahedhës, 142 mortaja, 75 granata dore dhe tetë mina antitank. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit