-1.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Dituria e obligueshme në lidhje me Profetin tonë Muhammedin në pika të shkurtra ?!

Më të lexuarat

Janë tre parimet kryesore, që çdo njeri duhet t’i dijë dhe të jetë i vetëdijshëm ndaj tyre. Ato janë: Dituria e robit për Zotin, fenë dhe Profetin e tij. Kur jemi tek njohuria mbi Profetin (sal Allahu alejhi ue selem), ajo përfshin pesë gjëra:

1 ) Njohja e prejardhjes së tij. Ai i përkiste prejardhjes më fisnike dhe i takonte familjes Hashimi nga fisi i Kurejshëtve dhe pjesë e arabëve. Ai ishte Muhammedi djali i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit, i cili ishte i biri i Hashimit, deri në fund të prejardhjes së tij.

2 ) Moshën që ai arriti. Ai jetoi gjashtëdhjetë e tre vjet.

3 ) Vendi ku lindi, ku emigroi, njohja e jetës së tij si profet. Ai lindi në qytetin e Mekes. Emigroi në Medine. Jeta e tij si profet ka zgjatur njëzet e tre vite. Shpallja filloi t’i vinte në moshën dyzet vjeçare dhe atë në muajin e Ramazanit. Ai ka lindur, pra në Mekë, ku ai ka jetuar pesëdhjetë e tre vjet. Pastaj ai emigroi në Medine, jetoi aty për dhjetë vjet të tjera ku edhe vdiq në muajin Rabia-ul-Euel në vitin e njëmbëdhjetë pas Hixhretit (emigrimit).

4 ) Me çfarë u bë ai profet dhe me çfarë u bë i dërguar? Ai u bë profet, sepse Allahu i kishte dërguar atij shpalljen. Ajetet e para ishin:

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (96:1-5)

Ai u bë i dërguar me fjalët e Allahut kur ju shpall atij:

“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të keqes së ndyrë (idhujve) largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro!” (74:1-7)

Kështu ai u ngrit dhe paralajmëroi dhe predikoi atë që Allahu (azze ue xhel) e kishte obliguar.

5 ) Përse u dërgua ai dhe cili ishte mesazhi tij?

Ai u dërgua për të thirrur në Njësimin e Allahut të Lartësuar dhe në ligjet e shpallura prej Tij – të cilat përfshinin veprimet e lejuara dhe të ndaluara. Ai u dërgua si mëshirë për të gjitha krijesat për t’i nxjerrë ata nga politeizmi, errësira shtypëse e injorancës, për t’i shpirë ata në adhurimin e pastër dhe të sinqertë, në dritën e besimit dhe të dijes, në mënyrë që ata të mund të arrijnë mëshirën dhe kënaqësinë e Allahut, dhe kështu të shpëtojnë nga dënimi dhe zemërimi i Tij.

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: (Sharh Usul-ith-Thalathah faqe. 199-201)
Përgatiti: ww.perlat-muslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit