10.7 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Pesë Kontratat Kryesore në Financat Islame

Më të lexuarat




Për të mundësuar që bankat islame të gjenerojnë fitim dhe të përmbushin nevojat e huamarrësve për para, ato duhet të kryejnë transaksione që nuk shkelin rregullat islame duke përdorur kontrata të lejuara që arrijnë qëllimin e kërkuar. Këto zakonisht bazohen në transaksione blerjeje dhe shitjeje, të shoqëruara me një shkallë rreziku.

Janë pesë kontrata kryesore në financat islame: Mudarabah, Musharakah, Murabahah, Ixharah dhe Selam:

  1. Ndarja e fitimit dhe humbjes (Mudarabah): është një kontratë midis dy palëve; njëra ofron kapitalin dhe tjetra ofron punën për të formuar një partneritet për të ndarë fitimet sipas përpjesëtimeve të caktuara dhe të rëna dakord.
  2. Sipërmarrja e përbashkët (Musharakah): është një kontratë financiare midis dy ose më shumë palëve për të krijuar një ndërmarrje komerciale të bazuar në kapital dhe punë. Fitimi dhe humbja ndahen sipas një përpjesëtimi të caktuar dhe të rënë dakord në bazë të shumës së kontributit.
  3. Kosto plus (Murabahah): i referohet një shitjeje të një malli ose prone me një fitim të caktuar ndaj një pagese të shtyrë ose një pagese të vetme. Ekzistojnë dy kontrata në Murabahah: kontrata e parë është midis klientit dhe bankës, ndërsa kontrata e dytë është midis bankës dhe furnizuesit. Klienti (blerësi) porosit një mall të caktuar përmes bankës, e cila pastaj blen mallin nga furnizuesi dhe ia shet klientit me një fitim të specifikuar, ku klienti mund të bëjë një pagesë të vetme ose të shtyrë ndaj bankës.
  4. Qiraja (Ixharah): ku janë të përfshira dy palë: qiramarrësi dhe qiradhënësi. Qiradhënësi (banka) është pronari i vërtetë i mallit ose pronës dhe ia jep me qira qiramarrësit deri në marrjen e pagesës së plotë. Qiramarrësi ka mundësinë që të mbajë mallin pas përfundimit të kontratës ose ta kthejë atë te banka. Nëse të gjitha pagesat janë marrë, qiramarrësi mund ta mbajë mallin, por me një çmim më të lartë se çmimi i zakonshëm i mallrave.
  5. Selam: është një kontratë ku pagesa e plotë për një mall bëhet paraprakisht, por dorëzimi i mallit bëhet në një datë të ardhshme të rënë dakord.

Burimi: Characteristics of GCC Islamic Banks Investment in Malaysia, Ali Abusalah Elmabrok Mohammed



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit