Rusia njofton se Ukraina sulmoi me mjete ajrore pa pilot (dronë) rajonet ruse Engels dhe Saratov dhe se u dëmtua një zonë industriale.
Guvernatori i rajonit Saratov, Roman Busargin, në një deklaratë tha se Ukraina kreu sulm intensiv me dronë ndaj rajoneve Engels dhe Saratov.
Si pasojë e sulmit u dëmtua një zonë industriale në Engels, informoi Busargini, cili tha se “Sipas të dhënave fillestare askush nuk u lëndua. Njësitë e shërbimeve emergjente po vazhdojnë punimet në vendngjarje”.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë me shkrim tha se ka shkatërruar 32 dronë në sulmet që Ukraina ka kryer ndaj territorit të Rusisë.
Në pamjet e paraqitura në median ruse, vërehet se një zjarr i madh paraqitet në zonën industriale që u dëmtua në Engels.
/trt BALLKAN/