0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Rriten rastet e norovirusit në ShBA

Më të lexuarat

Norovirusi është arsyeja kryesore e të vjellave dhe diarresë, virusit shumë ngjitës që është shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral, i cili është një inflamacion i shtresës së brendshme të traktit gastrointestinal.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rastet e norovirusit duket po regjistrojnë rritje në pjesë të ndryshme të ShBA-së.

Siç raporton ‘ABC News’, CDC-ja njoftoi se më shumë se 90 shpërthime të norovirusit u raportuan gjatë javës së 5 dhjetorit, javën e fundit për të cilën posedon të dhëna. Të dhënat e viteve të mëparshme për të njëjtën javë të muajit dhjetor tregojnë një maksimum prej 65 rastesh.

Të dhënat e CDC-së tregojnë se numri i shpërthimeve të norovirusit të raportuara nga departamentet shtetërore të shëndetësisë brenda një jave pas fillimit të sëmundjes u rrit ndjeshëm në muajin dhjetor, nga 69 raste në fund të nëntorit në 91 në fillim të dhjetorit.

Norovirusi është arsyeja kryesore e të vjellave dhe diarresë, virusit shumë ngjitës që është shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral, i cili është një inflamacion i shtresës së brendshme të traktit gastrointestinal, duke e bërë atë shkaktarin kryesor të sëmundjeve ushqimore në ShBA.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit