3.4 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq me komandantin e NATO-s: Të hapur për bashkëpunim në rajon

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se në një takim me admiralin Stuart Mancha, kanë diskutuar për çështje kyç në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Mancha.

Vuçiq ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram se në takimin me admiralin Mancha kanë biseduar për çështje kyçe në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

“Politika serbe e neutralitetit ushtarak mbetet e qëndrueshme, por ne jemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ata diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në kuadër të programit Partneriteti për Paqe, si dhe gatishmërinë e Beogradit për të përmirësuar të gjitha format e aktivitetit të përbashkët, duke përfshirë reagimin civil në situata emergjente.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke mbrojtur interesat tona kombëtare. Serbia është e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me të gjithë partnerët, në kuadrin e parimeve të respektit të ndërsjellë dhe barazisë, dhe do të vazhdojë të kundërshtojë çdo formë të veprime të njëanshme që mund ta kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit