Dy polet e Moskës në vendin tashmë pa regjimin aleat në pushtet
Agjencitë ruse të lajmeve raportuan të dielën, duke cituar një burim nga Kremlini, se “udhëheqësit e opozitës siriane garantuan sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe misioneve diplomatike brenda Sirisë”.
Agjencia zyrtare e lajmeve TASS thekson se zyrtarët rusë “janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, liderët e së cilës kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në territorin e Sirisë”.
Nga ana tjetër, zëvendës ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky tha dje: “Rënia e presidentit sirian Bashar al-Assad ngre shumë pikëpyetje”.
Rusia ka dy baza ushtarake të rëndësishme strategjike në Siri, përkatësisht bazën detare në Tartus dhe bazën ajrore Khmeimim afër Latakais. /tesheshi.com/